Kriza energjetike dhe ndalimi i prodhimit të kriptovalutave, 70 aparate u konfiskuan vetëm dje
Autori: Gazeta inFokus
07:54 | 07 Janar 2022
Policia e Kosovës gjatë ditës së enjte ka konfiskuar gjithsej 70 aparate të cilat dyshohet se përdoreshin për përdorimin e kriptovalutave.
Njëri rast ka ndodhur në Podujevë, ku policia bëri të ditur se janë sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave.
Sipas njoftimit të policisë, u bë e ditur se janë njoftuar edhe zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës dhe në koordinim me ta, do të ndërmerren veprime të mëtejme.
“Me datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në Fsh. Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave”, bëri të ditur policia.
Policia të enjten njoftoi edhe për një rast tjetër të sekuestrimit të aparateve të lidhura me pajisje elektrike dhe internet, që dyshohet se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.
67 aparatet u gjetën në rrugën “Fan Noli” në jug të Mitrovicës.
“Hetuesit e Policisë në jug të Mitrovicës në orët e pasdites së sotme kanë realizuar një bastisje në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ të këtij qyteti, ku janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme, hetuesit policor kanë identifikuar personin e dyshuar.
Po ashtu, policia bëri me dije se lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore.
Ndryshe, kriza energjetike që ka përfshirë Kosovën, e ka shtyrë ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, që të marrë vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në gjithë vendin.
Tashmë është “sekret publik” që pjesa e vendit ku prodhohen më së shumti këto para digjitale, është veriu i vendit, ku banorët s’e paguajnë vetë rrymën. Për ndalimin e prodhimit atje, Qeveria po paralajmëron edhe aksion.
Raportimet e viteve të fundit për dyshimet se energjia elektrike në veri po keqpërdoret për prodhimin e kriptovalutave, s’kanë marrë “feedback” nga institucionet e vendit, deri sivjet.
Në këtë pjesë të vendit, raportohet se janë vendosur mijëra pajisje që prodhojnë valuta digjitale, e që shpenzojnë shumë energji.
Qeveria i ka kthyer sytë ka Veriu tek tash, kur Kosova po përballet me krizë energjetike. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vendosur që të ndalojë prodhimin e tyre.
“….javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rizvanolli.
Por, si do të ndalohet prodhimi i këtyre monedhave digjitale në veri të vendit?
Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë për Express se edhe veriu i vendit do të trajtohet si e gjithë pjesa tjetër e territorit të vendit.
Zëdhënësja e Qeverisë, Rozafë Kelmendi, ka paralajmëruar mes rreshtash edhe aksion atje.
“Veriu i vendit do të trajtohet njëjtë si gjithë pjesa tjetër e territorit të Republikës së Kosovës. Organet e rendit dhe të drejtësisë, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet relevante të sektorit të energjisë, do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave në të gjithë Republikën e Kosovës dhe do ta ndërprejnë këtë aktivitet”, thuhet në përgjigjen e Kelmendit drejtuar Gazetës Express.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































