Kriza e punëtorëve në Kosovë, bizneset po angazhojnë punëtorë nga Nepali e Bangladeshi
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/03/54-750x460.webp)
Autori: Gazeta inFokus
11:08 | 03 March 2023
Bizneset në Kosovë gjatë vitit që shkoi janë përballur me mungesë të punëtorëve, sidomos në sektorin e gastronomisë dhe ndërtimit. Kjo ka shtyrë që shumë biznese të mendojnë për zgjidhje jashtë Kosovës.
Tashmë shumë prej tyre kanë filluar procedurat për të angazhuar punëtorë nga vende si Nepali e Bangladeshi. Buletini Ekonomik ka biseduar me një biznesmen nga Ferizaj, i cili ka treguar se shumë shpejt në biznesin e tij të ndërtimtarisë do t’i bashkohen disa punëtorë nga Bangladeshi. Ai tregon se angazhimi i këtyre punëtorëve është bërë përmes një agjencie nga Tirana, e cila shërben si ndërmjetësuese në këto raste.
“Në Shqipëri kanë filluar më herët dhe jam drejtuar tek nje agjenci atje. Shumë shpejt pritet të vijnë punëtorët e parë nga Bangladeshi”, ka thënë ai në kushte anonimiteti. Shkak për këtë është edhe ikja e fuqisë punëtore nga Kosova.
Në vitin 2021 u larguan mbi 42 mijë qytetarë, ndërsa për 2022-tën nuk ka të dhëna.
Edhe Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka thënë më herët për media se shumë biznese po detyrohen që të marrin punëtorë nga vendet si Nepali, Turqia dhe Bangladeshi.
Bizneset kosovare gjatë vitit që shkoi janë përballur me mungesë të punëtorëve dhe kuadrove të kualifikuara.
Mungesa e fuqisë punëtore, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka shtyrë shumë biznese që të riorganizohen dhe të blejnë pajisje të reja pune që të mos varen nga faktori njeri.
“Shumë kompani kanë filluar që të mendojnë dhe kanë filluar që të importojnë fuqi punëtore prej disa vendeve të tjera, siç janë Bangladeshi, Turqia, Nepali, mirëpo edhe ajo është sfidë më vetvete për arsye se nuk e kanë qëllim ata punëtorë që po vijnë të punojnë në Kosovë, mirëpo edhe derisa ta gjejnë mundësinë e parë për t’u larguar nga Kosova, çka nënkupton që Kosovën më shumë e shohin si një vend transit sesa një vend që do të rrinë e të punojnë më gjatë”, ka theksuar Rafuna.
Ikja e fuqisë punëtore ishte shqetësuese. Edhe pse nuk ka të dhëna për vitin 2022, sipas Agjencisë së Statistikave, gjatë vitit 2021, mbi 42 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova.
Kryetari i OEK-ut ka kërkuar nga ekzekutivi që të menaxhojë më mirë krizën ekonomike.
“Kriza ekonomike do të duhej të menaxhohej në një mënyrë më të mirë nga ana e ekzekutivit, për arsye se ish dashtë nga ekzekutivi të ndërmerret një paketë, e cila do të kishte mundësuar edhe biznesi, edhe qytetarët që të luftojnë inflacionin”, është shprehur Rafuna./buletiniekonomik
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/01/albulena1.jpg)
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...