Kriza e përshkallëzuar energjetike në Kosovë mund ta rrezikojë gjithë Evropën
Autori: Gazeta inFokus
12:05 | 30 December 2021
Kosova dhe kriza e përshkallëzuar energjetike në vend mund ta rrezikojë furnizimin e gjithë Evropës, ka paralajmëruar Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E).
Shumica e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga dy termocentrale të vjetra me qymyr, dhe normalisht vendi importon 10-15% të energjisë elektrike, por kjo shifër është rritur në 40% gjatë krizës aktuale.
“Si pasojë, Kosova po importon energji që nuk ishte planifikuar në tregje”, i tha Reuters-it me email ENTSO-E, ky Rrjet i cili përfaqëson operatorët e transmetimit të energjisë elektrike në mbarë Evropën.
Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), i është kërkuar që ta mbajë të ekuilibruar sistemin e energjisë elektrike.
“Operatorët e Sistemit të Transmisionit në Grupin Rajonal të ENTSO-E për Evropën Kontinentale (RGCE) i kërkon KOSTT-it (operatorit të sistemit të transmisionit të Kosovës) ta mbajë në ekuilibër sistemin e tyre kombëtar të energjisë elektrike, i cili është detyrim thelbësor kontraktual ndaj OST-ve të tjera në Evropën Kontinentale”, kanë thënë nga ENTSO-E.
Kriza, që e ka përfshirë gjithë evropën ka bërë që vendet të përballen me rritje të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, për shkak të rritjes së kërkesës për rrymë.
Në Kosovë, kjo situatë është përshkallëzuar jo vetëm se prodhimi vendor është i pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur nevojës së lartë për rrymë, por edhe se blloku “B2” i Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit tash e sa ditë, ndërsa një ekspert gjerman është angazhuar për ta mbikëqyrur riparimin në turbinat e këtij termocentrali.
Kjo situatë po e detyron Kosovën të importojë shumë më tepër energji se normalja. Në këtë situatë, Kuvendi i Kosovës të mërkurën ka shpallur gjendje emergjente të energjisë në vend, duke e miratuar vendimin e Qeverisë për masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji, duke i bërë të ligjshme reduktimet.
Kryeministri Albin Kurti tha të hënën se në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë. “Ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë.”
Qeveria e Shqipërisë do t’ia japë Kosovës 7,680 megavatë energji elektrike për 31 dhjetor dhe 1 janar, në një përpjekje për të ndihmuar në këtë situatë.
“Pas një dakordësie që kemi pasur me drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës kemi arritur që të sigurojmë 3,600 megavatë për datën 31 dhjetor, dhe 4,080 megavatë orë për datën 1 janar”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku.
Kryeministri Kurti tha të mërkurën në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë se kërkesën për ndihmë e ka bërë Kosova nëpërmjet ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Ne e falenderojmë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama, për mbështetjen. Ministrja jonë e Ekonomisë, zonja Artane Rizvanolli e ka bërë një kërkesë të tillë ndaj Republikës së Shqipërisë, për shkak se ne jemi komplementare, ne kemi termocentrale, ata kanë hidrocentrale; ne kemi qymyr, ata kanë ujë”, tha ai.
Kurti tha se Kosova do të mund t’ia kthejë këtë ndihmë Shqipërisë në verë.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...


































