Lajme

Kritikohet Trump pas reagimit të tij ndaj tubimit të supremacistëve

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 13 August 2017

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po përballet me kritika ndaj përgjigjies së tij karshi dhunës në tubimin e supremacistëve të bardhë.

Një grua u vra dhe 19 të tjerë u lënduan kur një veturë çau mes turmës së kundër-protestuesve në Charlottesville, Virginia.

Trump dënoi dhunën nga “disa anë”, por ndaloi shkurt në të dënuarit në mënyrë eksplicite të së djathtës ekstreme, shkruan BBC,.

-Advertisement-

Shtëpia e Bardhë e ka qartësuar në një deklaratë që dënimi i tij përfshin edhe supremacistët e bardhë.

“Presidenti e tha shumë fuqishëm në deklaratën e tij dje që i dënon të gjitha format e dhunës, urrejtjes dhe fanatizmit. Sigurisht kjo përfshin supremacistët e bardhë, KKK-në, neo-nacistët dhe të gjitha grupet ekstreme”, tha një zëdhënës të dielën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera