Kritikat e Sarrazin rreth anëtarësimit në KiE, Qeveria i përgjigjet: Kalimi i fazës së parë, meritë e jona
Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 03 October 2024
Qeveria e Kosovës i është përgjigjur kritikave të Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, lidhur me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, i cili tha se Kosova ka pritur që Gjermania t’i bindë shtetet që të votojnë pro anëtarësimit në KiE, duke theksuar se këtë do të duhej ta bënte vetë.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se ekzekutivi ka prioritete të qarta në politikën e jashtme ndaj të cilave angazhohet çdo ditë. Meritat për kalimin e fazës së pare për anëtarësim në KiE, Kryeziu ka thënë se janë të tyre.
“Si rezultat i angazhimit të diplomacisë sonë, me 24 prill 2023 u kalua faza e parë suksesshëm me mbi 2/3 e nevojshme dhe me 16 prill 2024 kishim një votë të fuqishme në favor të anëtarësimit të plotë, ku 82% e delegatëve të Asamblesë Parlamentare, duke përfshirë edhe ata nga vendet mosnjohese, votuan në favor të Kosovës. Kjo dëshmon në radhë të parë meritat e Kosovës por edhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës që ajo të bëhet pjesë e kësaj organizate të rëndësishme”, ka deklaruar Kryeziu për RTV DukagjininNdryshe, Sarrazin është shprehur i bindur se sikur vendimi për regjistrimin e 24 hektarëve tokë në emër të Manastirit të Deçanit të merrej një gjysmë viti më parë, Kosova do të ishte anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Ai ka sqaruar se ky nuk është qëndrim i qeverisë gjermane, derisa ka thënë se gjërat duhet të bëhen kur ekziston momentumi, përndryshe mund të ndryshojnë.
“Në botë gjërat ndryshojnë dhe nëse e humbni momentumin, atëherë mos u ankoni më vonë se gjërat ndryshuan. Deçani erdhi vonë. Unë jam mjaft i sigurt. Ky nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë gjermane. Nëse kjo do të ishte bërë një gjysmë viti më parë, ju do të ishit sot në Këshillin e Evropës. Është bërë vonë. Ishte shumë e qartë. Kjo është jeta. Bëni gjërat në kohë që t’ju njihen, përndryshe gjërat mund të ndryshojnë”, ka deklaruar Sarrazin një diskutim të organizuar për të shënuar angazhimin e Gjermanisë gjatë 25 vjetëve të fundit në Kosovë.
Sipas Sarrazin, Kosova ka pritur që Gjermania t’i bindë shtetet që të votojnë pro anëtarësimit në KiE, duke shtuar se kjo do të duhej të bëhej nga vetë Kosova.
“Ju nuk duhet t’ia besoni Gjermanisë të bëjë punën e juaj diplomatike. Duhet të bëhet nga vetë Kosova, që të bindë partnerët e tjerë e jo vetëm që të na lërë neve që ta bëjmë atë”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale që të transferojë 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit. Ai kishte thënë se zbatimi i vendimit të Kushtetueses do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni. Kosova dështoi të anëtarësohej.
Pronat u regjistruan në emër të Manastirit të Deçanit më 20 mars
Të tjera
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...
-
“Me Ramushin kryeministër Kosova hyn në NATO brenda tetë deri në 12 muajve” – Deputeti i AAK-së jep premtimin e madh
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë disa d...
-
Partitë politike ende s’i kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë, afati është deri më 11 dhjetor
Më 1 qershor ka filluar afati për subjektet politike që të dorëzojnë kërkesat...
-
Mbeti i plạgosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrạsës, njëri është i lirë
Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Ca...
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...
-
Kurti: Matematika është një nga lëndët më të rëndësishme për të ardhmen intelektuale të fëmijëve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në një ngjarje të organizuar ...
-
Guerot: Marrëveshjen e Ohrit e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet si për Kosovës dhe Serbinë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Serwer: Kurti duhet ta ketë prioritet përmirësimin e marrëdhënieve me aleatët perëndimor
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...