Kritikat e opozitës, Gërvalla: Nuk jam anëtar i asnjë partie politike

Autori: Gazeta inFokus
12:23 | 04 February 2023
Drejtori i ri i transmetuesit publik RTK, Rilind Gërvalla ka reaguar pas kritikave të shumta që i janë bërë nga partitë opozitare se është aktivist i partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
Gërvalla përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë.
Ai po ashtu ka thënë se nuk është anëtar i asnjë partie politike.
“Disa figura të politikës kanë kontestuar zgjedhjen time si drejtor të TV-RTK-së, duke hedhur dyshime për integritetin tim si person e si gazetar. Unë e kuptoj qëndrimin e tyre, por dua t’ua kujtoj se jam zgjedhur në mënyrë korrekte, në konkurs transparent, e në garë me kolegë të aftë profesionalë. Të gjithë ne qytetarët e moshës madhore kemi kontribuar ndër vite, në një formë ose një tjetër. Kemi marrë pjesë në lëvizjen studentore, skenën muzikore, luftën çlirimtare, ashtu si unë, jemi shprehur për politikë, kemi komentuar, kemi votuar, etj. Them se kjo është normale. Ne nuk mund të sajojmë njerëz prej balte për të udhëhequr institucionet tona. Qytetarët e kuptojnë se nuk është e mundshme, e në fakt nuk është as e dëshirueshme, që institucionet të drejtohen nga anonimë pa histori, të cilët nuk kanë investuar veten në sendërtim të demokracisë”, ka shkruar Gërvalla.
Ndryshe, Lidhja Demokratik e Kosovës të premten përmes një komunikate për media bëri të ditur që LDK-ja nuk do të marrë pjesë në asnjë emision, apo format që organizohet nga ky transmetues.
për emërimin e drejtorit të ri të RTK-së patën reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilët thanë se kapja dhe nënshtrimi i RTK-së nën direktivën e pushtetit, është një hap më tutje kundër fjalës së lirë dhe lirisë së mediave në Kosovë.
Kundër emërimit të Gërvallës reaguan edhe nga Partia Socialdemokrate (PSD). Dy aktivistë të PSD-së kishin hyrë në studion e RTK-së, në fillim të edicionit të lajmeve qendrore, dhe në shenjë proteste kishin shkruar “Radio Telelevizioni i Kurtit”.
Në lidhje me këtë veprim, menaxhmenti i RTK-së kishte dënuar aktin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi, i cili pa autorizim ka hyrë në studion e lajmeve të RTK-së, duke kaluar sigurimin, të cilët kanë menduar se i njëjti mund të ketë qenë i ftuar në emisionet e RTK-së.

Të tjera
-
Thirrje nga xhamitë për t’u bashkuar në marshin “Liria ka emër”
Në hytben e xhumasë nëpër xhamitë e vendit u bë thirrje për pjesëmarrje në ma...
-
Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë
ë Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të...
-
Të hënën nis gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, marsh do të ketë edhe në Hagë
Nga kjo e hënë do të gjykohet personi që e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë ...
-
Qeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
Qeveria e Kosovës këtë të premte në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e...
-
Shkupi dhe Beogradi firmosin një sërë marrëveshjesh
Lehtësimi dhe përshpejtimi i qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në vendk...
-
Hykmete Bajrami për Qeverinë Kurti: Dy vjet qeverisje, dy vjet arsyetim, dy vjet dështim
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, me anë të një videoporosie të publikuar ...
-
Franca dhe Gjermania kërkojnë një propozim të shpejtë për Asociacionin
Franca e Gjermania i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marr...
-
Molliqaj: UÇK është guxim, jo kalkulim, mbrojtja e saj duhet të jetë mbi politikën ditore
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, kritikoi ashpë kryeministrin e Kosovës Albin ...
-
Qytetarët frikësohen se pas rritjes së çmimit të rrymës do të rriten edhe çmimet e artikujve
Një ditë pasi Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë vendosi shtrenjtimin...
-
Dy trena në Zvicër dalin nga shinat, raportohet për të lënduar
Një ngjarje terrori ndodhi sot në Zvicër kur dy trena dolën nga shinat, duke ...
-
Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit
Gjykata e New Yorkut ka bërë të ditur se të martën, ish-presidenti amerikan, ...
-
Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar...