Lajme

Kritikat e Kurtit ndaj Borrellit, Krasniqi: E ke favorizuar më shumë ti se ne

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 24 November 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në seancën e sotme të Kuvendit tha se Qeveria nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket targave ilegale që qarkullojnë në veri të vendit, por sipas tij, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka ndryshuar deklaratë çka ka mundësuar arritjen e dakordimit të mërkurën.

Në fjalën e tij, Krasniqi duke iu drejtuar kryeministrit tha se “Borrellin e ke favorizuar më shumë ti se ne”.

“E vërteta është pak më ndryshe se që the ti. Keni shkua në Bruksel dhe keni negociua për një temë që s’keni pasur nevojë sepse është kompetencë e jotja dhe e qeverisë. Keni mundur ta diskutoni me Amerikën dhe nuk do të ishte kjo situatë që është sot. Tash s’mundesh me kthy situatën në veri në normalitet. Borrelli po shkruan në Bruksel, por impakti po ndodh në Kosovë”.

-Advertisement-

“Nuk është fer me bërë këtë far loje jo Borrelli, jo ai tjetri. Borrellin e ke favorizuar më shumë ti se ne. Por, ai është thjesht përfaqësues i BE-së dhe ti ke me punua me të. Narracioni që po mundoheni ta krijoni nuk do të ju shërbej as juve as militantëve të juaj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera