Kritika të shumta: Qeveria Kurti e ka ngulfatur ekonominë, trendi më negativ në 11 vitet e fundit, vetëm 9% investime kapitale

Autori: Islam Morina
20:36 | 29 July 2022
Një grafikë që tregon shpenzimin e buxhetit për investime kapitale shpërfaqë rënien e investimeve kapitale nga niveli qendror ka ngjallur reagime të shumta në publik, shkruan Gazeta Infokus.
Grafika tregon qartë se nga 40% sa ishin investimet kapitale në vitin 2012, trendi më negativ i tyre shënon vitin 2022 me vetëm 9%.
Lidhur me këtë trend negativ të investimeve kapitale analisti Astrit Gashi, ka cilësuar si shumë të dobët këtë trend duke shtuar se kjo tregon se pse ka rënë fuqia blerëse në vend.
“Dobet, shume dobet! Prandaj ka rene fuqia blerese, prandaj ka me pak para ne treg e me pak mireqenje, nderkohe qe ka rritje enorme te cmimeve. Kjo statistike, fatkeqesisht shkarkon te gjithe ministrat, ndersa eshte nje paralajmerim i keq per efikasitetin e Kryetareve te rinje te Komunave qe kane marre mandatin ne fundvit!”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Reagim për këtë trend në rënie të investimeve kapitale ka pasur edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri.
Tahiri ka thënë se ky trend negativ i investimeve shpërfaqë paaftësinë kronike të qeverisë, e cila sipas tij po e thellon çdo ditë krizën e madhe ekonomike në vend.
“Kjo tabelë e Institutit GAP, shpërfaqë paaftësinë kronike të qeverisë që po e thellon për çdo ditë e më shumë krizën e madhe ekonomike në Kosovë. Qeveria Kurti ka shënuar rekord regresiv duke dështuar të realizojë 91 % të investimeve të planifikuara kapitale në shkolla, çerdhe, rrugë dhe infrastrukturë publike, me realizimin e vetëm 9% të tyre në gjashtë mujorin e parë.
Për shkak të kësaj paaftësie kronike, ekonomia e Kosovës është duke u shteruar. Fatkeqësisht, për shkak të këtij dështimi kapital, po shterohet edhe Kosova. Mijëra qytetarë po e lënë vendin muaj pas muaji, sepse kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme për ta, përderisa qeveria nuk krijon kushte për vende pune dhe kujdeset që paratë e mbledhura të taksapaguesve t’i mbajë në Bankë për t’ua ulur vlerën nga inflacioni. Kjo qeveri po e shterë Kosovën edhe në ekonomi edhe në popullatë.
Grupi Parlamentar i PDK-së, do të kërkojë përgjegjësi për këtë dështim masiv në investime kapitale dhe ne do t’i kundërvihemi logjikës së Albin Kurtit, ku “lëmosha” zëvendëson investimet dhe themelimin e vendeve të punës”, shkruan Abelard Tahiri në reagimin e tij në Facebook.
Kurse analizti Ilir Mirena në reagimin e tij ka thënë se tabela e investimeve shpërfaqë paaftësinë e qeverisë dhe se për të parashikuar se çfarë qeverisje do të kishim do të mjaftonte të shihej qeverisja e tyre me Prishtinën.
“Se çfare Qeverie te paafte kemi e tregon kjo tabele. Ka mjaftu me e pa vetem qeverisjen e tyre ne Prishtine, per me e parashiku fare lehte se çfare shmoklana jane.
Por, 51 perqindshi s’kane desht me e besu pa e provu. Ama qe pat thane Fatmir Limaj “s’provohet shteti, o djem…”, ka shkruar Mirena në Facebook.
Ndërsa analisti dhe gazetari Valon Syla, në reagimin e tij e ka quajtur qverinë si jo kompetente, jo profesionale e amatoreske. Syla ka thënë poashtu se bllokimi i investimeve ka ardhur si rezultat i mosdijes apo frikës së kryeministrit siç e quan ai marksist.
“Nëse dëshironi dëshmi, fakte të ftofta që kjo është qeveria më jokompetente, joprofesionale, amatoreske, qe kqyrni këtë tabele nga instituti GAP. Qeveria qendrore s’i ka shpenzuar as 10% te mjeteve ne investime kapitale për 6 muaj të 2022. Kryeministri tu shetit me javë të tëra, ministrat tu i blloku investimet nga mosdija apo frika nga Kryeministri marksist, dhe ja rezultati: nje shtet i bllokum, një ekonomi e bllokume. Një humbje e madhe kohe. #albanologji #deshperim #krizë #amaterizem”, ka shkruar Valon Syla në një reagim të tij në rrjetin social Facebook./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Numër i madh i vizitorëve në hotelet e Kosovës, këto janë statistikat
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në K...
-
Dy të vdekur dhe afro 1 mijë raste të reja me Covid-19 brenda një dite në Kosovë
Ministria Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 952 ra...
-
Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Nuk po e rishikoni buxhetin – po e dëmtoni ekonominë
Ish-ministëri i Financave, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Albin Kur...
-
Hyn në fuqi sot plani i BE-së për emergjencën e gazit
Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mu...
-
MPB jep detaje për regjistrimin e automjeteve nga “PM”, “KM”, “PZ”, në RKS që do të bëhet brenda muajit shtator
Që nga vendimi i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Pun...
-
Ibrahimi-Kurtit: Kosova nuk rrezikohet nga lufta, por nga një krizë ekonomike dhe një kolaps energjetik
Analisti politik Ilir Ibrahimi, së fundmi ka komentuar deklarimet e kryeminis...
-
Ekskluzive: Flet Aida Birinxhiku, 23 vjeçarja nga Kosova që po shkëlqen në fushatën e partisë Socialdemokrate në garë për deputete në parlamentin Suedez
Aida Birinxhiku është vetëm 23 vjeçare, por ka arritur të bëhet një emër i nj...
-
Kievi thotë se rusët po tentojnë t’ia zhvendosin forcat nga Donbasi
Ofensiva ruse është duke vazhduar drejt qyteteve Bakmut dhe Avdjivka në rajon...
-
Një fëmijë infektohet me linë e majmunëve në Gjermani
Një vajzë katërvjeçare në qytetin jugperëndimor, Forchajm, është infektuar me...
-
Trump: Agjentët e FBI-së më bastisën shtëpinë në Florida
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se agjentë të Byrosë Federale...
-
Prokuroria në Ferizaj edhe sot vazhdon aksionin në zonën e Brezovicës
Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe...
-
Ky është numri i pacientëve të shtrirë me Covid-19 në spitalet e Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se nga Co...