Lajme

Krishtlindjet në botë, nën peshën e masave të sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 24 December 2017

Meshat e krishtlindjeve dhe festime të tjera po mbahen këtë fundjavë nën hijen e rojave të armatosur dhe kamerave të sigurisë në shumë vende të botës.

Ato me shumicë myslimane në Azi dhe Lindjen e Mesme, janë veçanërisht nervoze pas vendimit të presidentit Donald Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael në Jerusalem, një vendim që ka fyer shumë myslimanë.

Në Indonezi, vendin me popullatën më të madhe myslimane në botë, policia thotë se ka rritur masat e sigurisë përreth kishave dhe sajteve të frekuentuara nga turistët duke kujtuar sulmet thuajse simultane ndaj kishave në krishtlindjet e vitit 2000, që i morën jetën 20 personave.
Në Kajro, ku bombat në Katedralen Koptike më të madhe të kryeqytetit egjiptian i morën jetën 25 personave dhjetorin e kaluar, policia ka nisur patrullime të rregullta nëpër rrugët përreth kishave.

-Advertisement-

Policia gjermane në anën tjetër thirri ekspertët dhe një robot eksplozivësh për të kontrolluar një pako të dyshimtë në një treg krishtlindjesh në qytetin e Bonit, pasditen e të premtes.

Gjermania është në alarm një vit pasi një azil kërkues i refuzuar tunizian, i mori jetën 12 personave kur rrëmbeu një kamion dhe e përplasi atë mbi një treg krishtlindjesh në Berlin.

Në Malajzi, zyrtarët e policisë thonë se vendimi i Trump për Jerusalemin ka shtuar shqetësimet për sulme të mundshme.
Autoritetet druajnë jo vetëm për sigurinë në kisha dhe vendet e besimit, por edhe për kërcënime nga shteti islamik apo të ndonjë lloji tjetër.

Ndërkohë në Jerusalem, një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte masa shtesë sigurie por policia do të dislokonte si zakonisht forca përreth vendeve të shenjta kristiane dhe do të siguronte edhe autokolonat e pelegrinëve nga qyteti i Betlehemit në bregun perëndimor, që njihet si vendlindja e Jezu-krishtit dhe kontrollohet nga autoriteti palestinez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera