Krim*t e luftës, 23 aktakuza të ngritura për tre vjet
Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 07 February 2024
23 aktakuza për krime lufte janë ngritur nga viti 2020 deri në vitin 2023.
Kështu u tha në diskutimin “Ngritja e kapaciteteve në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë”, të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare.
Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare tha se rekomandim i vazhdueshëm mbetet ngritja e kapaciteteve për hetimin e krimeve të luftës.
Prokurori special, Ilir Morina, deklaroi se ngritja e kapaciteteve të institucioneve paraqet sfidë të vazhdueshme. Ai u shpreh se aktualisht po punojnë me tre prokurorë, pas pensionimit të prokurores speciale, Drita Hajdari.
“Ne po mundohemi që t’i rrisim kapacitetet. Nga viti 2018 deri në vitin 2020 ka qenë një periudhë tranzitore për pranimin e lëndëve. Në vitin 2020 ka qenë pandemi. Ne vitin 2020 është miratuar strategjia per hetimin e krimeve të luftës, ku janë caktuar katër prokurorë për hetimin e krimeve të luftës. Kemi filluar të pranojmë lëndë të reja. Sfida e parë ka qenë që përveç transferimit të lëndëve, nuk ka pasur transferim të praktikave, ka munguar përvoja dhe tani me ndihmën edhe të partnerëve ndërkombëtarë, kemi arritur që të krijojmë një kapacitet të konsolidueshëm”, tha ai.
Ai tregoi edhe numrin e aktakuzave që janë ngritur nga periudha që kanë marrë kompetencat për hetimin e krimeve te luftës.
“Nga viti 2016 deri në vitin 2019 janë ngritur 12 aktakuza ndaj 13 personave. Nga viti 2020 deri në fund të vitit 2023 janë ngritur 23 aktakuza ndaj 76 personave”, shtoi ai.
Edhe gjyqtari Valon Kurtaj nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë tha se sfidë është ngritja e kapaciteteve. Ai përmendi gjykimin në mungesë për të cilin tha se është hap i rëndësishëm pozitiv.
Ndërkaq, Bashkim Spahiu nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës theksoi se janë 32 zyrtarë që merren me raste hetimore. Ai teksa foli për sfidat, u shpreh se ka kaluar kohë e gjatë prej luftës së fundit në Kosovë dhe shumë gjurmë kanë humbur./Kp

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...

































