Lajme

Krimi në familje, djali vret nënën dhe babain. Sapo kishte ardhur nga Anglia

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 07 June 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës në zonën e Llixhave të Peshkopisë.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se djali ka vrarë nënën dhe babain. Ai sapo ishte kthyer nga Anglia, teksa priten të dhëna të tjera nga policia.

Viktima janë Flamur Sela, 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Zeqimete Sela. Ndërsa mësohet se autor i krimit është djali i tyre Qemal Sela, 25 vjeç, i cili është arrestuar në kohë rekord nga policia.

-Advertisement-

Njoftimi i policisë:

Dibër

Informacion paraprak

Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.

Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit : Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes.

Po hetohet për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera