Lajme

Krimi në “Don Bosko”/ Autori doli nga makina me kallash dhe rrafshoi lokalin me plumba, i plagosur edhe kamarieri

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 04 January 2022

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin pasditen e sotme.

Gazetarja Doriana Bezat, raportoi se paraprakisht dyshohet, se njëri prej autorëve ka dalë nga makina tip “Benz” dhe në këmbë është drejtuar në afërsi të tavolinës ku ndodhej viktima dhe të plagosurit e më pas ka lëshuar mbi to një breshëri kallashnikovi.

Më pas, ai ka hipur sërish në makinë dhe me ndihmën e një personi tjetër është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Ndërkohë bëhet e ditur një tjetër detaj i rëndë. Mësohet se njëri prej të plagosurve, i identifikuar si Azbi Selimaj 19 vjeç, dyshohet se ka qenë kamerieri i lokalit.

-Advertisement-

Ai ka qenë në krye të detyrës ku ka marrë një nga plumbat dhe ka mbetur i plagosur në shpatull. Selimaj, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetës, ndërsa vëllai i viktimës, Blerim Çela ka marrë dëmtime të shumta dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet ende në rrezik, pasi mjekët kanë deklaruar se plumbat i kanë prekur organet jetësore.

Gazetarja Xhensila Kodra bën të ditur se viktima është pronar i një tabakino. I plagosur ka mbetur po ashtu edhe vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç, i cili ka marrë plumba në këmbë dhe fytyrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera