Krimi i Jeton Buqukut, pamje skandaloze të rrạhjes dhe presionit ndaj një personi për të dëshmuar
Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 14 October 2024
Biznesmeni nga Peja Jeton Buquku, pronar i fabrikës për përpunimin e mishit “Buquku”, i dënuar për kontrabandë është përfshirë në një skandal, që dyshohet se u mbajt fshehur dhe kurrë nuk u denoncua. Në lokalin e vet ‘Buquku Grill House’, Jeton Buquku, dyshohet se ka ushtruar presion dhe dhunë ndaj një personi për të dëshmuar për disa incidente te bizneset e tij, para më shumë se një viti. Sinjali ka siguruar video ekskluzive të rrahjes dhe gjithë rastit që ndodhi më 21 shkurt të vitit 2023.
Dy muaj pasi kishin ndodhur të shtënat me armë zjarri në drejtim të mishtores ‘Buquku’ në rrugën “Bill Clinton” në Pejë, Jeton Buquku kërkonte t’i qëronte hesapet vet me personat e përfshirë.
Për këtë ‘punë’, ai kishte siguruar disa biseda të viktimës që e rrahu më pas, me një person të tretë, ku pretendonte se i njëjti kishte thënë se i njeh personat e përfshirë në ato incidente. Duke e kërcënuar se duhet me “pjellë” atë person, Buquku shihet dhe dëgjohet teksa i bën presion viktimës që ajo çështje mos të zgjatet.
Të ulur në restorantin ‘Buquku Grill House’, Jeton Buquku nis bisedën me të riun, viktimë e tij (emër i njohur për redaksinë), duke i kërkuar llogari se çfarë informacionesh ka për personat që janë përfshirë në rastet ku është ai i dëmtuar.
Viktima insiston vazhdimisht se ato informacione janë thashetheme dhe se nuk është në dijeni pë ata persona, ndërsa presioni nga Jeton Buquku vazhdon, derisa në një moment në bisedë kycet përmes telefonit një palë e tretë.
Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për Florim Shabin, i njohur si Duli, nofkë kjo me të cilën i drejtohet edhe Jeton Buquku. Ky i fundit, në momentin që e telefonon Dulin, kërkon nga të dy të përfundojë kjo punë.
“Veç një sen te keni të kjartë. Qit muhabet unë sonte du me qitë qitu edhe mu kry kjo farë pune. Veç kallxomni ku është hesapi, s’bon as nesër, as t’dillën as t’shtunën. Kallxom çka të ka thonë ky djali” – i drejtohet Buquku personit në telefon, Dulit.
Teksa Duli i jep llogari Buqukut se çfarë kishte deklaruar viktima, ai fjaloset me këtë të fundit, për bisedën që pretendohet se kanë pasur, deri në një moment kur viktima thotë se “qai njeri unë kom adresë të gabume që osht qai.”
Situata eskalon pasi viktima thotë se “nuk e di, kom gabu, qikaq, a me zor a çka…Kom dyshu nuk është qashtu. Me ditë t’kisha kallxu” dhe në ato momente Jeton Buquku revoltohet, raporton Sinjali.
Ai dëgjohet duke i thënë viktimës se “Duhet me qitë njerin. Duhet me pjellë njerin. Kur të bohen pesë minuta duhet me pjellë” dhe papritmas fillon ta godas, siç shihet në pamjet e mëposhtme.
Viktima kërkon ndihmë teksa Jeton Buquku e rrah dhe e detyron të ulet dhe të bisedojnë sërish, ndërsa ai kërkon ndihmën e Policisë, teksa personi tjetër Duli i thotë “Mos e lësho”.
Në rrethana akoma të paqarta, çuditërisht, një zyrtar policor ndodhej aty pranë dhe i njëjti futet brenda në lokal me kërkesë të Jeton Buqukut, e pyet se “çka ka” dhe vazhdon sikur mos të ndodhte asgjë.
Siç merr vesh Sinjali, asnjë veprim nga ana e zyrtarit policor nuk është marrë dhe rasti s’është raportuar asnjëherë në Polici dhe për një gjë të tillë, redaksia ka kërkuar përgjigje nga Prokuroria Themelore në Pejë.
KUJDES PAMJE TË RËNDA
Të tjera
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...