Krimet serbe në Kosovë, brenda shtëpisë ku u vranë 53 civilë shqiptarë në Poklek

Autori: Gazeta inFokus
20:58 | 24 September 2022
Një krim mizor kishte ndodhur brenda mureve të një shtëpie në Poklek të Drenasit 23 vjet më parë.
Në një dhomë të kësaj shtëpie forcat ushtarake e policore serbe kanë vrarë dhe djegur 53 civilë shqiptarë të paarmatosur, pleq, gra e fëmijë, madje edhe të sapolindur.
Aty ende ka gjurmë e dëshmi që faktojnë mizorinë e 17 prillit 1999.
Shtëpia gjendet në fshatin Poklek të Drenasit dhe pronari i saj është akoma gjallë për ta treguar këtë histori.
“Në këtë dhomë janë vrarë 51, babën edhe Ymerin e kanë qitë ma poshtë edhe i kanë ekzekutu. Kjo masakër është kryer në shtëpinë time. Në këtë masakër i kam pas 14 anëtarë të familjes, babën, nanën, katër motra bashkëshorten me katër fëmijë edhe bashkëshortja e vëllaut me katër fëmijë”, ka thënë ish-luftëtar i UÇK-së, Fadil Muçolli.
Ushtria serbe nuk ishte mjaftuar vetëm me vrasjen e civilëve shqiptarë.
“Forcat serbe janë kthye prapë këtu edhe i kanë kallë kufomat, të nesërmen prapë janë ardh dhe i kanë djeg edhe një herë”, ka shtuar ai.
Pos marrjes së gjithë këtyre jetëve, serbët kishin djegur edhe këtë shtëpi së bashku me dy të tjera afër saj.
E, për Fadil Muçollin as për këto dëme nuk është bërë kurrfarë kompensimi.
“Për mu drejtësia është në komë. Dikush që është në komë e ka vetëm frymëmarrjen”, ka theksuar Muçolli.
Por, këto tri shtëpi nuk ishin të vetmet që u shkatërruan gjatë luftës në Kosovë.
Për identifikimin e këtyre dëmeve kishte ekzistuar një institut, të cilin e para shuarjes e drejtonte profesori Ismet Salihu.
Ai tregon për numrin e objekteve të dëmtuara nga serbët në Kosovë.
“Në mesin e këtyre krimeve, serbët kanë kryer edhe krimin e shkatërrimit të pasurisë materiale. Llogaritet që përafërsisht rreth 100 mijë shtëpi, objekte, fabrika janë shkatërruar gjatë luftës nga forcat paramilitare, ushtarake, policore serbe”, është shprehur Salihu.
Salihu shton se po punohet që ky institut të fillojë përsëri punën dhe sipas tij me krijimin e tij do të evidentohen më saktë të gjitha dëmet që janë shkaktuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.
RTV Dukagjini ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë për detaje rreth statistikave dhe dokumentacioneve për dëmet e kryera nga Serbia, por ky institucion nuk ka ofruar asnjërën prej tyre.
Ministria ka treguar vetëm kompetencat e Departamentit për Drejtësinë Tranzicionale.
Para dy javësh, Qeveria ka miratuar Projektligjin i cili i hapë rrugë rithemelimit të Institutit për krimet e kryera gjatë luftës.

Të tjera
-
Trump: Përjashtimi i Rusisë nga G7-a, gabim shumë i madh
Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të ...
-
“Do të sul*ojmë deri në agim”, Irani vazhdon ta sul*ojë Izraelin me raketa
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit të nisura sonte do të vazhdojnë deri në agim, r...
-
Pensionistët e varfër: Ku ka më shumë në Evropë
Në shumicën e vendeve evropiane, të ardhurat mesatare të personave mbi 65 vje...
-
Ambasadorja shqiptare nga Izraeli: Rrugët bosh, po jetojmë ditë dhe netë shumë të gjata
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën e tensi...
-
Nesër përpjekja e 33-të për konstituim të Kuvendit
Nesër, për herë të 33-të, deputetët do të tentojnë të konstituojnë Kuvendin e...
-
Presidentja Osmani ia vazhdon mandatin teknik misionit të EULEX në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot nëpërmjet shkëmbimit t...
-
Izraeli publikon pamjet: Shkatërruam 2 avionë iranianë
Forcat Ajrore Izraelite kanë deklaruar se kanë shkatërruar dy avionë luftarak...
-
Televizioni shtetëror iranian u thotë izraelitëve të evakuohen nëse duan të mbesin gjallë
Televizioni shtetëror i Iranit, duke cituar ushtrinë, thotë se Republika Isla...
-
“Irani i ka shitur dronë me shumicë Serbisë – Në Kosovë duhet “t’ia dijnë për nder” Izraelit për shkatërrimin e fabrikave”, Burim Ramadani për tensionet
Analisti Burim Ramadani është duke komentuar në Pressing në T7 konfliktin Ira...
-
Vetura bie nga ura në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet shoferi
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së hënës në afërsi të fshatit Buron...
-
Një ditë para vizitës së Osmanit, ura e Budapestit dekorohet me flamuj të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do ta nisë vizitën zyrtare në Budap...
-
Ambasada e SHBA-së në Jordani paralajmëron rrezik nga raketa e Iranit dhe Izraelit në hapësirën ajrore
Ambasada Amerikane në Jordani të hënën i paralajmëroi përsëri amerikanët atje...