Krimet e tmerrshme serbe në Kosovë (Video)

Autori: Gazeta inFokus
11:33 | 23 January 2018
Në Kosovë gjatë vitit 1998 lufta ndërmjet UÇK-së dhe kriminelëve serbë kishte arritur kulmin dhe po zhvillohej në të gjitha anët. Numri i civilëve shqiptarë që vriteshin nga forcat paramilitare dhe kriminale serbe po rritej. Pasi pësonin humbje në betejat me forcat e UÇK-së, serbët hakmerreshin ndaj popullsisë së pafajshme, duke angazhuar paramilitarë, forca speciale dhe kriminale.
Në mars të vitit 1998 në Prekaz forcat serbe rrethojnë dhe vrasin komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë anëtarë të familjes Jashari, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës për lirinë e shqiptarëve në Kosovë.Komuniteti ndërkombëtar i dërgon Serbisë kritika të ashpra për shkak të vrasjeve dhe masakrave që forcat e saja po rryenin ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare.
Në mesin e shumë forcave serbe që ishin angazhuar në Kosovë gjatë luftës ishte edhe njësia e 37-të speciale- Çakalli. Sllobodan Stojanoviq, anëtar i kësaj njësie, thotë se komandant i saj njësie ishte Dragosllav Mitroviq dhe se njësia vepronte në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa ishin të stacionuar në një hotel në Rahovec. Kjo njësi ai thotë se s’ka pasur vend nuk ka qenë pjesë e luftimeve në Kosovë, si në Çiçavicë, Drenicë, Podujevë, Mitrovicë. Njësia për detyrë kishte patrullimin dhe sigurimin e zonave të luftës ku zhvilloheshin beteja të ashpra me UÇK-në, por që sipas tij mediat serbe nuk i raportonin këto luftime. Njëri nga pjesëtarët e kësaj njësie speciale thotë se ka kaluar 265 ditë në vitet 1998-99 në Kosovë dhe se janë tmerruar që kanë ndodhur të tilla si vrasjet pa arsye dhe djegiet e shtëpive të shqiptarëve, vetëm pse ata ishin shqiptarë. Ai thotë se ishte kundër kësaj dhe se kanë kritikuar njerëzit që bënin gjëra të tilla, por pa mundur të bëjnë gjë, pasi kishin mbështetjen e komandantit. Stojanoviq thekson se ishte komandanti që urdhëronte vrasjet përmes radios dhe kur dëshironte që dikush të digjej ndonjë shtëpi, ai përmendte fjalën “shkrepësja” që nënkuptonte se pjesëtarët e njësisë speciale duhet të digjnin shtëpi apo objekte, ndërsa kur duhet të vritej dikush thoshte “dërgoni për t’u rrezitur”.
Jovan Golluboviq, njëri nga ish-pjesëtarët e njësisë 37 speciale serbe në Kosovë, tregon për një shqiptar të plagosur, duke mos përmendur emër dhe as vend. Njeriu lutej për mëshirë, por njëri nga pjesëtarët e njësisë speciale i sugjeron “që të fotografohen me të për të pasur fakte”. Golluboviq njofton bazën se ka të plagosur, por komandanti i njësisë Mitroviq thotë “dërgojeni për t’u rrezitur” ,që nënkuptonte se duhej vrarë vetëm pse ishte shqiptar. Më 25 mars njësia speciale nga Rahoveci shkon te fshati Krushë e Prizrenit, pas kishin marrë urdhër për dëbimin e të gjithë banorëve shqiptarë nga ky fshat drejt Shqipërisë dhe Maqedonisë. Pjesëtarët e njësisë 37 speciale serbe, thotë Stojanoviq, ishin shumica hajna dhe gllabëronin gjithçka që ua shihte syri dhe e gjithë ajo që bënin ishte me lejen e komandantit,kosovapress.
Gjithë gjërat që vidhnin e plaçkitnin i hipnin në kamionë, të cilët i dërgonin në Leskovc për të ndarë plaçkën. Dëshmitarët e aksioneve të njësisë speciale tregojnë se si fillimisht pastronin terrenin duke gjuajtur me minahedhës dhe pastaj popullata ikte në mal. E gjithë popullata e pafajshme, sipas serbëve, konsiderohej “terroriste” dhe ajo duhej të vritej. Ish-pjesëtarët e forcës speciale serbe thonë se trupat e civilëve të vrarë i linin në vendin e vrasjes dhe ndodhte shpesh që kamionët e forcave serbe të kalonin mbi kufoma. Ata flasin edhe për raste të veçanta kur një i moshuar shqiptar ishte vrarë në vend, pa asnjë arsye edhe pse ishte i paarmatosur dhe pas vrasjes vendosin ta hedhin në bunar. Ndër rastet më të tmerrshme të kryera është edhe ai i këputjes së kokës së një shqiptari të vrarë nga policët e çetës së Pirotit. Njëri prej policëve të kësaj çete i kishte marrë kufomës tre dhëmbë të artë, ndërsa kokën e tij e kishte gatuar dhe kur ishte kthyer në shtëpi e kishte bërë llambë të tavolinës.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë do të kemi ndryshim të motit ku përpos intervaleve kohore me ...
-
Kurti në “X”: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët, Ministri Rashiq u kërcënua direkt nga Radojiçiqi
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në X”, për siç ka d...
-
Hamza rikonfirmon: Më e mundshme qeveria nga opozita, s’bashkëpunojmë me VV-në
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza edhe një herë ka ...
-
“Hajvana”- Hamza i përgjigjet Kurtit: Jam baba i tre fëmijëve dhe profesor
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza komentoi deklarat...
-
Hamza: Kemi pas pritje të bazuara që në diasporë do të kemi më shumë vota, diçka këtu s’ka funksionuar
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bedri Hamz...
-
Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s, ...
-
Hamza thotë se ka indikacione se VV tentoi qëllimshëm pengimin e konstituimit të qeverisë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, është shprehur s...
-
Zelensky falënderon aleatët evropianë për mbështetje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeleknsky, i cili aktualisht ndodhet në Arab...
-
Syla ironizon me LDK-në: Që 20 vjet si ka fitu zgjedhjet, e kërkon Kryeministrin si me pas me “tapi”
Analisti politik, Valon Syla ka reaguar pasi kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku b...
-
Aksident mes një kamioni dhe veture në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar
Katër persona janë lënduar pas një aksidenti mes kamionit dhe një veture në a...
-
Lumir Abdixhiku: Nuk duam bashkëpunim me VV, LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur konferencë për media pas mbled...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...