Lajme

Krim i rëndë në Klinë: E vret nipin teksa po luante më armë

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 11 February 2018

Sot në orën 10:22 në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës ka humbur jetën një i mitur.

Siç mëson Gazeta Express loja është kthyer në tragjedi, kur djali i dajës ka qëlluar nipin (djalin e hallës) me armën e familjes. I mituri është dërguar në spital pa shenja jete.Rastin për Express e ka konfirmuar Driton Rugova nga Policia e Kosovës.

Ai tha se bëhet fjalë për një vrasje aksidentale ndërsa viktima është dërguar në spital pa shenja jete. Policia po merret me rastin.

-Advertisement-

“Mundem me konfirmu një vrasje aksidentale, në orën 10:22. Ne Emergjencën e Mjekësisë Familjare në Klinë, fëmija i mitur arritur pa shenja jete”, tha Rugova për Gazetën Express.

Burimet e Gazetës Express njoftojnë se djali i dajës së viktimës (adoleshent në vitin e parë në shkollë të mesme), duke luajtur me armë zjarri ka qëlluar aksidentalisht viktimën i cili është në klasë të pestë. Mësohet se viktima është nga fshati Berliq i komunës së Deqanit.

Ai ishte me nënën e tij për t’u përshëndetur me dajët pasi që babi i tij po përgatiste letrat për bashkim familjar jashtë Kosovës.Policia po merret me rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera