Rozë

Krijuesi i ‘La Casa de Papel’ zbulon një detaj të rëndësishëm për personazhet

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 05 April 2020

Kur krijuesi dhe skenaristi Álex Pina filloi punën me sezonin e parë të “La Casa de Papel” nuk e kishte idenë e suksesit global që do të pasonte serialin, i cili pasi kaloi në Netflix, u bë seriali më i suksesshëm jo në anglisht i platformës. Ai as që e kishte idenë që shikuesit do të kërkonin gjithnjë e më shumë seri, madje edhe spinoff.

Shën.red. Spinoff – spinoff është çdo program radiofonik, televiziv, film ose çdolloj tjetër narrative që rrjedh nga një ngjarje/fabul/histori ekzistuese, por merret me të tjera detaje dhe ndodh të përqëndrohet në aspekte të ndryshme, që mund të jenë tema, personazhe dhe ngjarje të veçanta, shkruan Anabel.

-Advertisement-

Në një intervistë për The Oprah Magazine vjeshtën e kaluar në Madrid, Pina pranoi se ekziston mundësia e realizmit të spinoff-eve për secilin nga anëtarët e bandës së Profesorit.

“Ne kemi mundësi për të realizuar disa spinoff dhe po e mendojmë vërtet për shkak të identitetit të fortë të personazheve,” tha ai. “Mendoj që çdo personazh i ‘La Casa de Papel’ mund të jetë i denjë për spinoff. Do të donim t’i shihnim secilin prej tyre në kontekte të tjera.”

“Mendoj që Arturito mund të trajtohet si një komedi e zezë. Berlini është gjithashtu personazh interesant. Ai është psikopat, egocentrist, narcist, delikuent, një përdhunues, por megjithatë ka njerëz që e adhurojnë sepse vlerëson miqësinë, besnikërinë dhe familjen.”

Ai shtoi se Nairobi është personazh i rëndësishëm për spinoff, po ashtu edhe Profesori. “Edhe Denver është një personazh interesant. Do të doja të shkruaja spinoff për të gjithë,” shtoi ai.

Përsa i përket sezonit të katërt, Pina u shpreh se “është sezoni në të cilin ngjarjet morën një kthesë të papritur”.

Për ata që e kanë parë të gjithë sezonin e katërt, besojmë se e kuptoni se cila qe kthesa e papritur [një emoji që qan].

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera