Lajme

Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare, deri në pesë orë pritje në Merdarë

Autori: Gazeta inFokus 17:45 | 04 January 2025

Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të  shtunë ka kolona dhe pritje të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se kolona të mëdha janë krijuar në Merdarë,  ku pritjet shkojnë deri në pesë orë.

Kjo sipas përditësimit të fundit, të bërë pas orës 17:00.

-Advertisement-

Pritje mbi dy orë ka edhe te Dheu i Bardhë, e kolona janë krijuar edhe në Muçibabë me dy orë pritje.

Pritje deri në një orë ka edhe në Mutivodë e Jarninjë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera