Kreu i Tiranës për Luan Haradinajn: Heronjtë i nderojmë me punë
Autori: Gazeta inFokus
19:11 | 06 May 2017
Në 20-vjetorin e rënies në fushën e betejës, në mjediset e Muzeut Kombëtar në Tiranë, u përkujtua Heroi Luan Haradinaj, i cili është një prej figurave më të shquara të UÇK-së dhe ndër pushkët e para që dha kushtrimin për liri. I pranishëm në ceremoninë përkujtimore ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, anëtarë të familjes Haradinaj, bashkëluftëtarë, si dhe zyrtarë të lartë.
Veliaj u shpreh se Luan Haradinaj është personifikim i qindra të djemve dhe vajzave të cilët dhanë jetën në emër të lirisë së atdheut. “Luani jetonte në Tiranën e lirë të fillim viteve ‘90, por ai kuptoi dhe na bën ne sot të kuptojmë që liria individuale nuk është e plotë nëse edhe të tjerët nuk janë të lirë.
Nuk kishte kuptim për Luanin të jetonte i lirë në Tiranë kur Kosova ishte në robërinë më të egër fashiste të njohur në këto treva. Për atë ishte e pakuptimtë nëse atë liri fizike nuk e vinte në dispozicion të lirisë kolektive e politike për vendin e tij të dashur Kosovën.
Padrejtësia diku, është padrejtësi kudo, prandaj Luani dhe shumë shokë e shoqe të atyre viteve të Shqipërisë së re, ndërtuan ëndrrën jo vetëm të një Shqipërie të lirë, por të shqiptarëve të lirë, kudo ku ata ishin brenda apo jashtë kufijve politike”, tha Veliaj.
Duke vlerësuar sakrificat gjatë luftës, Veliaj theksoi se tashmë është momenti që politika, biznesi, por edhe shoqëria të sillen me më shumë përgjegjshmëri në jetën e përditshme. Ai theksoi se sakrifica e atyre që luftuan që shqiptarët të gëzojnë lirinë, respektohet vetëm nëse punohet për të krijuar një të ardhme më të mirë.
“A mundet ne sot të sillemi me kaq përgjegjshmëri në jetën tonë të përditshme, në politikë, akademi, biznes; a jemi ne sot kaq të qartë se çfarë sakrificash sublime një pjesë prej nesh kanë bërë, që ne të ishim sot të ulur në këto karrige e të kishim këtë diskutim në liri?
A jemi ne sot gati të mbajmë mbi shpatulla jo vetëm mundësinë, por edhe përgjegjësinë e madhe të transformimit nga një metaforë artistike, atë që thotë Kadare, në një realitet politik e ekonomik që do të sillte mirëqenie te të gjithë shqiptarëve!? Këto janë pyetjet që na drejton Luani, besoj dhe në bazë të përgjigjeve që u japim këtyre pyetjeve, me punë, jo me llafe, ne mund të ndërtojmë dhe të nderojmë një vend të ri e të respektojmë heronjtë tanë që luftuan”, tha ai
Veliaj deklaroi se në një ditë kaq të shënuar, siç është 20-vjetori i rënies së dëshmorit Luan Haradinaj, nuk ka vend për ngushëllim, por për një betim se shqiptarët do të lënë mënjanë egon dhe bllokimet dhe do të fokusohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
“Ne jemi gati ta bëjmë në këtë shekull të ri, në shekullin e shqiptarëve që të punojmë, duke lënë mënjanë egon, bllokimet, inatet që kemi mes veti, për të ndërtuar një të ardhme kolektive ku të gjithë e kanë hapësirën për të pasur mendimin kundër, por ku asnjë nuk e gjen hapësirën në mendje të vet, për ta shkatërruar ëndrrën e ëndërrimtarëve të mëdhenj si Luani”, theksoi Veliaj.
Vepra e Luan Haradinajt, por edhe e tërë familjes Haradinaj është pjesë e ndritur e historisë së popullit shqiptar. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Gjeneral Luan Haradinaj është dekoruar me Urdhrin “Hero i Kosovës”.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
































