Lajme

Kreu i OVL-UÇK-së ndalohet në kufi nga policia maqedonase

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 20 August 2017

Kreu i OVL-UÇK-së, Besim Hoda është ndaluar sonte në kufi nga ana e autoriteteve policore të Maqedonisë.

Kreu i veteranëve ka alarmuar rastin duke shprehur mllef lidhur me ndalimin e tij në kufi derisa ishte bashkë me familjen. Siç meson INA, Hoda bashkë me familjen po shkonte për pushime në bregdetin shqiptar.

“Edhe nje here, per te saten here, ky shtet i qelbur me ndalon ne kufi ! Edhe ate bashke me femije. Nuk ma ndrroni dot mendjen ooo horra! FLM per te gjithe ata miq qe me shkruan dhe u brengosen, jam mire e jam ne Librazhd! Ka 5-6 muaj qe e kane riaktivizu kete pune, por si rezistova dot pohimit me mllef te birit tim! Kot paskeni luftuar o ba..!”, ka theksuar kreu i OVL – UÇK-së, Besim Hoda.

-Advertisement-

OVL e UÇK-së është organizata e veteranëve që ka ngelur zëri i vetëm kritik dhe reagues për statusin e veteranëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera