Lajme

Kreu i PDK-së pret në takim shqiptaro-amerikanët: Marrëdhëniet me SHBA janë të shenjta dhe duhet të jenë të përhershme

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 05 July 2021

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nisur takimin e parë zyrtarë me udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj.

I shoqëruar nga Vlora Çitaku e cila është rikthyer në PDK pas përfundimit të misionit diplomatik si Ambasadore në SHBA, lideri i opozitës Memli Krasniqi ka diskutuar me shqiptaro-amerikanët për vizionin e tij për ta rritur bashkëpunimin me diasporën dhe për tu dhënë atyre hapësirë e nevojshme për ta në të gjitha nivelet e jetës politike e ekonomike në Kosovë.

Kryetari i PDK ka shkruar në faqen e tij në Facebook se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Ameikës janë të shenjta dhe duhet të jenë të përhershme.

-Advertisement-

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Ishte nder i veçantë që në takimin e parë si Kryetar i PDK-së t’i kem mysafirë dy veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, udhëheqësit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, Bruno Ceka dhe Martin Vulaj, të cilët, bashkë me shumë veprimtarë të tjerë, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të pazëvendësueshëm për Kosovën.

Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shenjta dhe duhet të jenë të përhershme. Për krijimin dhe mbajtjen e këtyre raporteve speciale me SHBA-të dhe aleatët tanë perëndimorë, merita të veçanta ka mërgata jonë.

Si Kryetar i PDK-së, do të ruaj dhe zhvilloj më tej marrëdhëniet e bashkëpunimit me të gjitha organizatat e diasporës sonë, dhe do të punoj për fuqizimin e rolit të diasporës në vendet ku jetojnë, duke krijuar edhe hapësirën e nevojshme për ta në të gjitha nivelet e jetës politike e ekonomike në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera