Lajme

Kreu i Partisë Komuniste mbështetë Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 11 September 2019

Kosova më 6 tetor do ti drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Pavarësisht se Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, nuk mungojnë ndërhyrjet as nga Tirana.

Së fundmi ka qenë kryetari i Partisë Komuniste Muharrem Xhafa, i cili përmes një postimi në Facebook, bën fushatë të hapur dhe pro liderit të Vetëvendosjes, Alibin Kurti.
“Më 6 tetor 2019, në Kosovë mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohëshme! Fushatën e nisur e kam ndjekur sa kam mundur! Preferoj të fitojë forca politike Vetvendosja.Po të kisha të drejtë vote, do të votoja për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtin.Dje e dëgjova Albinin të jepte intervistë në një medja të Shqipërisë dhe munda të kuptoj shumë gjëra. Po, mendoj, mjaft syresh, mund të realizohen në një Kosovë të pavarur, dmth nëse Kosova nuk do të jetë kapitaliste e në BE!”, ka shkruar Xhafa.

-Advertisement-

Xhafa ka thënë se e mbështet Kurtin, duke kërkuar që ta votojnë atë.
“Unë kështu dua dhe këtë mbështes, dmth sot Kosovën shtet të pavarur; neser me Shqipërinë.Po Albini, a do t’i mbajë fjalën e premtimet?,Votojeni Albin Kurtin!”, ka përfunduar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera