Ekonomi

Kreu i Naftëtarëve: Çmimi i naftës në Kosovë, sikur para pesë vjetësh

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 04 May 2023

Çmimi i naftës në Kosovë, sikur para pesë vjetësh. Kështu ka deklaruar kreu i naftëtarëve, Fadil Berjani. Ai konfirmoi se një litër e naftës po shitet me çmim 1.23 euro, derisa benzina me çmim 1.31 euro.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejtë normalitetit”, tha ai teksa potencoi se ka rënie për 0.80 cent.

Përveç që ka treguar për çmimet, ai ka bërë thirrje drejt tregtarëve që t’i ulin çmimet e produkteve të tjera.

-Advertisement-

“Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet. Të gjithë duhet te reflektojnë në shportën e qytetarit që ajo të jetë më e lirë”, tha Berjani për Insajderin.

Ai ka listuar çmimet për naftë dhe benzinë në Kosovë dhe vendet e rajonit:

Kosovë:
Dizelli 1.23 €/ litër
Benzina 1.30 €/litër

Shqipëri:
Dizel 1.59 €/litër
Benzina 1.60 €/litër

Serbi:
Dizell 1.57 €/litër
Benzin 1.59 €/litër

Mali i Zi:
Dizel 1.41 €/litër
Benzina 1.58 €/litër

Bosnja:
Dizel 1.27 €/litër
Benzina 1.27 €/litër

Maqedonia e Veriut:
Dizel 1.15 €/litër
Benzin 1.31 €/litër

Sllovenia:
Dizelli 1.56 cent/litër
Benzina 1.55 cent/litër

Kroacia:
Dizelli 1.57 cent/litër
Benzin 1.58 cent/litër

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera