Kreu i Komisionit për Siguri Kombëtare: Konflikti Ukrainë-Rusi s’do përhapet në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus
12:26 | 29 Janar 2022
Kryetari i Komisionit për Siguri Kombëtare në Parlamentin e Shqipërisë, Nasi Naço deklaroi se konflikti Ukrainë-Rusi nuk do të përhapet edhe në Ballkan. Deputeti socialist tha për KosovaPress se Kosova duhet të hedh hapa të vendosur dhe të ngadaltë karshi marrëveshjes me Serbinë. Ish-drejtori i Shërbimit Informativ në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë flet edhe për kapacitetet mbrojtëse të të dy vendeve.
Duke iu rikthyer zhvillimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, Naço u shpreh se nga informacionet që kanë marr si vend anëtar i NATO-s nuk beson që vala e konfliktit Ukrainë-Rusi do të përhapet edhe në Ballkan.
“Nuk besoj që vala e konfliktit që është në Ukrainë dhe Rusi do të përhapet edhe në Ballkan, e thash edhe pak më përpara si vend anëtar i NATO-s kemi shkëmbyer edhe kemi marr informacione reciproke në kuadër të NATO-s dhe besoj që duhet më shumë punë, më shumë bashkëpunim midis vendeve të rajonit sepse sa më të bashkëpunues që jemi aq më të sigurta do të jenë vendet e rajonit. […] Përpjekjet ruse për të dalë në Ballkan dhe Mesdhe kanë qenë historikisht të vazhdueshme siç janë edhe përpjekjet tona për të frenuar dhe vendosur një kordon sanitar midis vendeve të lindjes dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe NATO-s në veçanti”, u shpreh Naço.
Ish-ministri i Drejtësisë së Shqipërisë foli edhe për një marrëveshjeje të mundshme finale mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se duhet të hidhen hapa të ngadaltë por të vendosur, pasi si vende të rajonit bashkëpunimi është i pashmangshëm, sidomos në aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Besoj që duhet të hedhim hapa të vendosur por të ngadaltë në këtë drejtim (drejt marrëveshjes finale) sepse janë vendet e rajonit dhe jemi të detyruar të bashkëpunojmë brenda standardeve të gjithë pranuara si një vend i BE-së. […] Besoj që objektivi ynë është Bashkimi Evropian dhe brenda kuadrit të BE-së duhet të hedhim hapa të vegjël por edhe të sigurtë drejt Bashkimit Evropian, besoj që kjo do jetë zgjidhja për ne, për Kosovën dhe për të gjithë Evropën Perëndimore”, theksoi deputeti i PS-së në Shqipëri.
Ish-shefi i Sektorit kundër Akteve Terroriste theksoi se Kosova dhe Shqipëria çdo ditë po forcojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse porse prej kësaj nuk ka pse të shqetësohet askush.
“Siç janë vendet e tjera të rajonit por edhe Kosova dhe Shqipëria në çdo moment në çdo rast si vend anëtar i NATO-s dhe partner të fuqishëm SHBA-të çdo ditë po forcojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse sepse ne flasim për mbrojtje dhe nuk na shkon asnjëherë në mendje për të sulmuar vendet e tjera të rajonit dhe themi kemi mbështetjen e partnerëve euroatlantikë dhe jemi të garantuar në këtë drejtim”, shprehet ai.
Naço së bashku me anëtarët e Komisionit për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë qëndroi për një vizitë dyditore në Kosovë ku takuan krerët e të gjitha institucioneve të sigurisë në vend.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
































