Kreu i hetimit: Po i marrim në pyetje të mbijetuarit, 5 janë në gjendje shoku ose në reanimacion
Autori: Gazeta inFokus
16:23 | 23 November 2021
Zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov, kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe Vilma Ruskovska, shefe e prokurorisë së specializuar në Shkup, kanë dhënë deklaratë për media duke komentuar tragjedinë në autostradën afër kryeqytetit të Bullgarisë. Është konstatuar se në autobus ka ndodhur një shpërthim, por ende nuk dihen arsyet, raporton gazeta bullgare, Trud.
“Kemi mbajtur një takim të përbashkët pune për të sqaruar të gjitha linjat e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar – marrjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme nga pala maqedonase dhe marrjen e materialit biologjik për identifikimin e viktimave”, tha zëvendëskryeprokurori.
“Lista e pasagjerëve nga autobusi është dërguar në PCM dhe procesi i identifikimit ka filluar. Jemi të bindur se po bëhen përpjekje maksimale dhe bashkëpunimi i nevojshëm” tha Sarafov.
Ndërsa kryeprokurori maqedonas, Lubomir Joveski u shprhu ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të të vdekurve, ndërsa falenderiu autoritetet e Bullgarisë për punën.
Zëvendëskryeprokurori bullgar, Sarafov tha se “hetimet dhe inspektimet po vazhdojnë.
“Në një masë të madhe, fotografia e incidentit po bëhet më e qartë në çdo orë që kalon”, tha ai.
“Ekipet janë duke i marrë në pyetje viktimat në spitalin “Pirogov”. Vetëm dy prej tyre janë në gjendje adekuate, pesë të tjerët janë në gjendje shoku ose në reanimacion, edhe pse jo në gjendje të rëndë. Pritet ekspertiza komplekse mjeko-ligjore. Një dëshmitar ka dëgjuar një shpërthim, por nuk është e qartë se nga ka ardhur – nga brenda fluturimit apo nga përplasja me parmakun. Në autobus ka qenë një shofer i dytë. Supozohet se ai nuk është në mesin e të mbijetuarve”, tha kreu i hetimit, transmeton Express.
Për momentin, në Maqedoninë e Veriut nuk do të mbahet asnjë procedurë paragjyqësore paralele. “Hetim do të kryhet vetëm në Bullgari”, tha zëdhënësja e prokurorisë bullgare, Siika Mileva.
“Nuk ka asnjë mundësi ligjore për t’i përfshirë përfaqësuesit maqedonas në hetim”, tha zëvendëskryeprokurori Sarafov. “Nuk ka dëshirë të tillë, nuk ka mundësi të tillë ligjore. Punojnë ekspertët tanë – kriminalistë, mjeko-ligjorë dhe ekspertë të transportit motorik”, tha ai.
Të paktën 45 persona, shumica shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, kanë gjetur vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.
Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm ka edhe fëmijë. Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë për televizionin BTV.
Në autobus besohet se kanë qenë mbi 50 persona.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...






























