Kreu i grupit mercenar rus akuzon udhëheqësit e lartë të ushtrisë për tradhti
Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 21 February 2023
Shefi i grupit mercenar rus‘Wagner’, Yevgeny Prigozhin, akuzoi të martën udhëheqësit e lartë ushtarak, se qëllimsht nuk po furnizojnë luftëtarët e tij me municione, duke e quajtur këtë një përpjekje pandershme, për të shkatërruar kompaninë e tij private ushtarake.
Ministria ruse e Mbrojtjes i hodhi poshtë pretendimet. Në një deklaratë të gjatë të saj thuhej se ankesat për mungesë municionesh ishin “absolutisht të pavërteta” dhe se do të ndihmonin armikun. Në deklaratë nuk përmendej me emër grupi ‘Wagner’.
Zoti Prigozhin ka marrë një rol më publik që nga fillimi i luftës. Grupi i tij ‘Wagner’ udhëhoqi betejën për qytetin e Bakhmutit në rajonin e Donetskut në Ukrainë.
Por këtë vit, atij iu hoq e drejta për të rekrutuar të burgosur dhe ka pasur disa shenja të një lëvizjeje të Kremlinit për të frenuar ndikimin e tij.
Të martën ai duket se e humbi durimin duke postuar një mesazh zanor në kanalin e tij në Telegram.
“Thjesht bëhet fjalë për një kundërshtim të drejtpërdrejtë për të pajisur luftëtarët e Wagner-it. Kjo është baraz me një tradhti të lartë”, shprehej ai.
“Shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ministri i Mbrojtjes po japin urdhra majtas e djathtas, jo vetëm të mos i japin ‘Wagner-it’ municione, por të mos e ndihmojnë atë me transportin ajror”, pretendoi zoti Prigozhin.
Ministria ruse e Mbrojtjes, duke komentuar ato që i quajti “deklarata të mbingarkuara”, tha se zyrtarët ushtarakë po bënin gjithçka që mundeshin për të furnizuar luftëtarët.
“Ndaj të gjitha deklaratat që supozohet se janë bërë në emër të njësive sulmuese, për mungesë municionesh, janë krejtësisht të pavërteta”, thuhej në deklaratë.
“Përpjekjet për të krijuar një ndarje brenda mekanizmit të ngushtë të ndërveprimit dhe mbështetjes mes njësive të grupeve ruse që luftojnë janë kundërproduktive dhe funksionojnë vetëm në dobi të armikut“.
Zoti Prigozhin tha gjithashtu se zyrtarët e lartë ushtarakë kishin refuzuar kërkesat për lopata speciale për të hapur llogore.
Ai akuzoi drejtuesit e lartë se merrnin vendim që “njerëzit të vdisnin kur është e përshtatshme për ta”, duke shtuar tha se luftëtarët e grupit ‘Wagner’ po vdisnin në një numër të madh” për shkak të mungesës së furnizimeve të nevojshme.
Ky ishte mesazhi i dytë i publikuar nga zoti Prigozhin në dy ditë. Në një mesazh të hënën, ai u ankua se zyrtarë të paidentifikuar po i bllokonin furnizimet me armë ‘Wagner-it’, për shkak të armiqësisë personale me të dhe se atij vetë, i ishte thenë të “kërkonte falje e të bindej” për të ndrequr situatën.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë më parë se ‘Wagner’ nuk është nën kontrollin e saj edhe pse milicia varet nga shteti për një pjesë të armëve e logjistikës.
Tatiana Stanovaya, e organizatës R.Politik (Politika Ruse), tha se shpërthimi i zotit Prigozhin të hënën dukej si “një akt dëshpërimi” me synimin “që ta dëgjojë Putini”.
Nuk ishte e qartë nëse presidenti rus kishte në mendje zotin Prigozhin, kur gjatë një fjalimi të martën kërkoi t’i jepeshin fund grindjeve.
“Duhet të heqim qafe çdo kontradiktë mes departamenteve, të shmandim mëritë, keqkuptimet e marrëzi të tjera, gjë që dua ta theksoj”, i tha ai udhëheqësve politike dhe ushtarake.
Në një postim të veçantë, zoti Prigozhin tha se kishte qenë shumë i zënë për të parë fjalimin dhe se për këtë arsye nuk mund të komentonte deklaratat e presidentit./VOA
Të tjera
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...