Kreu i bandës kriminale në Serbi dërgohet në paraburgim
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 16 April 2022
Një gjykatës serb ka vendosur që bosi i krimit të organizuar, Darko Sariq, të qëndrojë në paraburgim për një muaj, duke anuluar vendimin për arrest shtëpiak. Gjykatësi tha se kjo masë është marrë për shkak të frikës se Sariq mund të përpiqet që të largohet nga vendi apo të tentojë që të manipulojë provat, teksa pritet të nisë rigjykimi ndaj tij.
Më 16 prill, gjykatësi serb tha gjatë seancës paraprake se Sariq “mund të fshihet apo të ikë dhe mund të bëhet i paarritshëm për autoritetet gjyqësore”, teksa ai pret për procedurat e mëtejme gjyqësore.
Sariq akuzohet për organizimin e një grupi për kontrabandë të drogës dhe për pastrim parash.
Ai ishte dënuar më 2018 me 15 vjet burgim për organizim të grupit. Por, vendimi i Gjykatës Supreme në qershor të vitit 2021 i lejoi Sariqit që të dilte nga burgu dhe të dërgohej në arrest shtëpiak, pasi u gjet se kishte pasur parregullsi gjatë procedurës gjyqësore në rastin e tij.
Organizata kriminale, që Sariq ka udhëhequr, është akuzuar për kontrabandimin e pothuajse gjashtë tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë në vitin 2008 dhe 2009.
Gjykata Supreme në vendimin e saj nuk kishte vënë në dyshim provat ndaj Sariqit, në bazë të të cilave u dënua në gjykimin fillestar, por bosi i krimit ka thënë se është i pafajshëm./REL
Të tjera
-
Akuzat e Abdixhikut ndaj Qeverisë Kurti: Çfarëdo që shihni është mashtrim – hajni e paprecedentë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka drejtuar akuza në ...
-
Bien skelet e një ndërtese në qendër të Prishtinës
Skelet e një ndërtese në lagjen “Te Qafa” kanë rënë mbi disa vetura pas erëra...
-
Wang: Parimi i një Kine, bazë e fortë për paqen
Parimi i një Kine është baza e fortë për paqen midis brigjeve të ngushticës s...
-
BIK: Ata që duan të shkojnë në Haxh duhet të marrin leje, në të kundërten gjobiten me 2500 euro
Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se Ministri i Ministrisë së Haxh...
-
OSBE: Të shqetësuar me aksionin e policisë në veri, Kosova dhe Serbia të shmangin veprimet destab*ilizues
Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritj...
-
Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime, shkr...
-
“Martesa e dy vajzave”, distancohet Bashkia: Dhamë leje për përdorimin e tarracës pa pagesë
Bashkia e Tiranës distancohet nga ceremonia e çiftit të së njejtës gjini, Alb...
-
Escobar: Kosova ka pasur raport më të mirë me SHBA-në në të kaluarën
Emisari i SHBA-së për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar,...
-
Arratisja e Enver Sekiraqës suspendohet Gjyqtari Agim Kuçi
Prishtinë– Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje ...
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
Policia financiare ka kapur pesë punëtorë të paligjshëm në një çati kantieri....
-
Edhe Mbretëria e Bashkuar shprehet e shqetësuar nga aksioni i djeshëm i Policisë në Veri
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjash...
-
SHBA-ja i bën thirrje Qeverisë të dëgjojë këshillat e aleatëve, Hovenier: Aksioni në veri s’ishte i koordinuar
Zëvendësndihmësja e sekretares amerikane të Shtetit në Byronë për Demokraci, ...