Lajme

Krerët shtetërorë dhe zyrtarë të FIFA’së e FFK’së vendosin kurora lulesh në varrin e Vokrrit

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 10 June 2018

Me nderime të larta shtetërore i jepet lamtumira legjendës së futbollit, Fadil Vokrri
Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në varrezat e qytetit në Arbëri.

Ata janë tubuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fadil Vokrrit.

Në varrim janë të pranishëm zyrtarë të FIFA-s, krerë shtetëror të vendit si dhe i gjithë komuniteti sportiv.

-Advertisement-

Kurora lulesh në varrin e Vokrrit kanë vënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kurora lulesh kane vënë edhe zyrtarë të FIFAS dhe FFK-se, i pikëlluar aty është pare edhe futbollisti i reprezentacionit të Kosovës, Valon Berisha si dhe portieri, Saimir Ujkani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera