Lajme

Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Reçak

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 15 January 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari, Glauk Konjufca, kanë bërë sot homazhe në Reçak, me rastin e 23 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Homazhet u bënë në Kompleksin memorial të Reçakut, ku u vendosën kurora lulesh dhe u bënë përulje.

Më 15 janar, mbi 45 civilë shqiptarë në Reçak u vranë nga forcat serbe, pasi të njëjtit rrethuan dhe bombarduan fshatin.

-Advertisement-

Kjo masakër është dënuar edhe nga ndërkombëtarët, sidomos nga OSBE, e cila e konsideron si krim kundër njerëzimit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera