Lajme

Krerët e shtetit solidarizohen me punëtorët vetëm përmes facebookut

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 01 May 2018

Janë të zëshëm kur flitet për kushtet dhe sigurinë e punëtorëve.

Por nuk morën pjesë në asnjërën nga protestat e organizuar sot në sheshet e Prishtinës nga punëtorë dhe ish-punëtorë kosovarë.

Zyrtarët më të lartë të shtetit, u solidarizuan me punëtorët vetëm përmes statuseve në facebook, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Madje disa prej tyre nuk e morën mundin as për këtë.

Tre udhëheqësit e Institucioneve të Kosovës, presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj e kryeparlamentari Veseli ‘festën’ e majit e vazhduan në Skenderaj.

Edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës e shfrytëzuan 1 majin si pushim, por ata zgjodhën bregdetet e rajonit.

Madje u kujdesën që këto pushime mos ti bëjnë publike, e në mesin e paktëve që kanë treguar vendndodhjen është edhe deputeti i Nismas, Milaim Zeka

Zeka përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se në ditën ndërkombëtare të punëtorëve gjendet në Shqipëri.

Me foto nga Gjiri i Lalsit, Zeka ka dërguar kritika Ramës për papastërtitë rreth bregdetit.

Mesditën e së martës punëtorë, ish-punëtorë e sindikata të shumta protestuan të sheshet e Prishtinës.

Përmes protestave paqësore ata kërkuan zbatim të ligjit të punës, rritje të pagës minimale, siguri në punë, sigurime shëndetësore, dhe respektim të kontratës kolektive.

Këto protesta përfunduan nën paralajmërimin e protestave të tjera deri në përmirësimin e kushteve dhe plotësimin e kërkesave të punëtorëve kosovarë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera