Lajme

Krerët e shtetit nderojnë viktimat e masakrës së Poklekut, në 24-vjetorin e rënies

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 17 April 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, të hënën më 17 prill kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në fshatin Poklek të Komunës së Drenasit me rastin e 24 vjetorit të masakrës në këtë fshat.

Këtë ditë, 24 vjet më parë në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçarë.

Pas homazheve krerët e shtetit do ta vizitojnë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek si dhe do të bëjnë homazhe në fshatin Çikatovë e Vjetër.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera