Lajme

Krerët e PDK-së mbërrijnë në varrimin e nënës së Kadri Veselit

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 07 January 2022

Në ceremoninë e varrimit të nënës së Kadri Veselit, e cila u nda nga jeta sot në mëngjes, po marrin pjesë edhe krerët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në bazë të pamjeve të publikuara aty është parë të jenë kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, nënkryetari i partisë, Hajredin Kuqi, deputetët, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica e Hisen Berisha.

Po ashtu të pranishëm janë kryetari i Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza dhe ai i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ajshe Veseli u nda nga jeta sot në moshën 93 vjecare, dhe ceremonia e varrimit tashmë ka nisur në fshatin Broboniq të Mitrovicës./Gazeta Infokus/

Dhomat e Specializuara tregojnë nëse do të lirohet përkohësisht Kadri Veseli për varrimin e së ëmës

Të tjera