Lajme

Krerët e koalicionit qeverisës nuk flasin pas takimit

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 30 January 2019

Udhëheqësit e koalicionit qeverisës të Kosovës kanë dal tashmë nga takimi me dyer të mbyllura që u bë në ndërtesën e Qeverisë.

Drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re nuk e kanë thënë asnjë fjalë pas takimit që ka zgjatur më shumë se dy orë.

Në këtë takim ishte raportuar se mund të vendosej për ndryshime të mundshme në koalicionin qeverisës të vendit.

-Advertisement-

Pavarësisht interesimit të madh të medieve, gazetarët nuk janë lejuar brenda mbledhjes, madje as në objekt fare.

Mësohet se në këtë takim kryeministri ka bërë të qartë pozicionin e tij se nuk do të ketë as pezullim as heqje të taksës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera