Sport

Krerët e FFK-së vizitojnë portierin Arben Beqirin

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 15 January 2020

Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë ditës së martë e kanë vizituar portierin e Trepçës ‘89, Arben Beqirin, shkruan Gazeta inFokus.

Beqiri ditë me parë njoftoi se është diagnostikuar me tumor në lukth.

Në përkrahje të portierit të 89-shitn tashmë kanë dalë thuajse i gjithë opinioni sportiv, duke i dhënë kuraje dhe duke i dhënë ndihma financiare për ta mposhtur këtë sëmundje.

-Advertisement-

Së fundmi Beqiri është vizituar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, nënkryetari Baki Burri dhe zëvendëssekretari Eroll Salihu.

Ademi i dha kurajo portierit mitrovicas, duke treguar se edhe ai vetë kishte mposhtur këtë sëmundje.

Ndryshe, nga FFK-ja janë deklaruar se do ta ndihmojë financiarisht Beqirin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera