Lajme

Kreret e Bashkësisë Islame të Prishtinës e presin ngrohtësisht Daut Haradinajn, me simbole kombëtare e shtetërore

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 29 September 2021

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës, ku është pritur nga kryetari i këtij Këshilli Hetem Sopjani me bashkëpunëtorë.

Haradinaj ka ndarë fotografi të vizitës në rrjetin social Facebook dhe ka bërë me dije se në takim kanë marrë pjesë edhe disa imam të xhamive të kryeqytetit dhe rrethinës.

“Kisha nderin të takoj, prijësit fetarë Hetem Sopjani, Kryetar i Bashkësisë Islame në Prishtinë, zv. Kryeimam Idriz Xhigolli, Imamin e Dardanisë – Remzi Haziri, Imamin i Bardhoshit – Besnik Llumnica, Imamin e Hajvalisë – Xheladin Fazliu, Imamin e Xhamisë te Varrezat – Xhemajl Sopi, Imamin e Xhamisë së Bankutit – Hakif Hoti, Imamin e Xhamisë së Madhe – Bahri Sejdiu, Imamin e Zllatarit – Driton Haziri, Imamin e Mati 1 – Fadil Musliu dhe Imamin në Pirinaz – Sallah Feta” – ka shkruar Daut Haradinaj.

-Advertisement-

Në programin e z.Haradinaj për Prishtinën, përpos tjerash përfshihet dhe një kujdes i veçantë për Bashkësinë Islame dhe problemet që i ka shtruar ky këshill, e të cilat ka vite e vite që nuk janë trajtuar nga organet komunale.

Haradinaj ka bërë me dije se gjatë vizitës në KBI të Prishtinës ka zhvilluar “biseda përmbajtësore për të ardhmen e kryeqytetit” duke shtuar se “brengat dhe shqetësimet e besimtarëve, të cilat me një menaxhim të kujdesshëm evitohen shumë lehtë”.

Në fund, kandidati për të parin e kryeqytetit, Daut Haradinaj ka falënderuar imamët dhe udhëheqësit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, për pritjen dhe respektin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera