Fokus

Krenaria e Vitit| “Dardanët”

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 31 December 2019

Me besa-besë, të gjithë janë Dardan.

“Të rritur nga lufta, më të fortë se frika”, djelmoshat verdh e kaltër janë kthyer në sinonim shprese për qytetarët e shtetit më të varfër e më të izoluar në Evropë.

Brenda vetëm tri vitesh nga kur janë themeluar, tifozët e kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, kanë fituar zemrat e të gjithë kosovarëve duke i bërë të besojnë në ekipin e shtetit më të ri.

-Advertisement-

Kolegjiumi i Gazetës inFokus, ka vlerësuar që në shenjë falënderimi dhe respekti për tifozërinë kosovare të përzgjedhë “Dardanët”, lojtarin e 12-të i kombëtares së Kosovës si krenarinë për vitin 2019.

Tifozeria kosovare , vajzat e djemtë ia kaluan të gjithë personaliteteve tjera nga politika, kultura, arti e fusha tjera me prezantimin e Kosovës në mënyrë dinitoze.

Përveç spektaklit që ka ofruar përgjatë 90 minutave lojë në të gjitha ndeshjet e Kosovës, disiplina, përkushtimi e organizimi fantastik i “Dardanëve” për çdo ndeshje brenda dhe jashtë vendit ka bërë çdo kosovarë të ndihet “Dardan”

Madje ka befasuar edhe tifozëritë më të vjetra në botë me sjelljen dhe vetëmohimin për kombëtaren.

Ky tifo grup, meriton vlerësimin pozitiv për vullnetin që pavarësisht gjendjes së rëndë socio-ekonomike në Kosovë, situatës politike e telasheve të mëdha me të cilat ballafaqohet vendi, të tejkaloi çdo vështirësi dhe ti bëj bashkë të gjithë qytetarët në dashurinë për kombëtaren e Kosovës.

Të gjithë jemi Dardanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera