Lajme

Krenar Xhaferi: Sot isha pranë punëtorëve, mu kujtuan fjalët e Naim Frashërit

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 19 December 2024

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Krenar Xhaferi, gjatë një takimi me punëtorët ka përmendur rëndësinë e angazhimit dhe përkushtimit të tyre për një të ardhme më të mirë.

Gjatë këtij takimi, Xhaferi ka cituar fjalët e shkrimtarit të njohur Naim Frashëri, duke thënë se secili hap i punëtorëve është një sakrificë dhe një hap për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët.

Gur mbi gur bëhet mur, mur mbi mur bëhet kala. Sot isha pranë punëtorëve tanë, duke ndarë me ta jo vetëm punën, por edhe përkushtimin, mundin dhe ëndrrën për një të nesërme më të mirë. Çdo hap i tyre është një sakrificë, çdo dorë e ngritur është një gur për të ndërtuar të ardhmen tonë.”

-Advertisement-

“M’u kujtuan fjalët e Naimit: “Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakës dritë!”

Ai ka shprehur mirënjohjen për punën e palodhur të punëtorëve, duke potencuar se çdo ditë ata japin më të mirën për të arritur një dritë të mundshme për të ardhmen e vendit.

Kjo dritë nuk vjen vetë, por e sjellin duart dhe zemrat e bashkuara.

Faleminderit të gjithëve që çdo ditë japin më të mirën e tyre për ne të gjithë!”, shkroi ai në Facebook.

Xhaferi ka theksuar gjithashtu se kjo “dritë” nuk vjen vetë, por krijohet nga puna dhe bashkëpunimi i secilit individ.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera