Lajme

Kremlini thotë se nuk mund të imagjinojë negociata publike me Kievin

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 17 November 2022

Kremlini akuzoi të enjten Kievin për ndryshimin e objektivave në lidhje me bisedimet e mundshme të paqes.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Kremlini nuk mund të imagjinonte përfshirjen në negociata publike dhe i bëri thirrje Uashingtonit që ta shtyjë Kievin drejt diplomacisë.

Në një telefonatë informuese me gazetarët, Peskov tha se Shtetet e Bashkuara ishin të afta të merrnin parasysh shqetësimet e Rusisë dhe mund të inkurajonin Kievin që të kthehej në tryezën e bisedimeve nëse do të dëshironte.

-Advertisement-

Peskov tha gjithashtu se Ukraina kishte ndryshuar pozicionin e saj nëse donte të negocionte me Moskën disa herë gjatë rrjedhës së konfliktit nëntë-mujor dhe nuk mund të mbështetej tek ajo.

”Fillimisht ata negociojnë, pastaj refuzojnë të negociojnë, pastaj miratojnë një ligj që ndalon çdo lloj negociate, pastaj thonë se duan negociata, por ato të jenë publike”, u tha Peskov gazetarëve.

“Prandaj është e vështirë të imagjinohen negociatat publike… Një gjë është e sigurt: ukrainasit nuk duan asnjë negociatë”, shtoi ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më 15 nëntor u tha udhëheqësve botërorë se koha për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë është “tani”.

“Jam i bindur se tani është koha kur lufta shkatërruese ruse duhet dhe mund të ndalet”, tha ai, duke iu drejtuar samitit të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, që po mbahet në Bali të Indonezisë.

Ndalja e luftimeve “do të shpëtonte mijëra jetë”, tha Zelensky përmes video-lidhjes.

Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në fund të shkurtit./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera