Kremlini- Perëndimit: Furnizimi i ukrainasve me armë vetëm sa do t’u zgjasë vuajtjet

Autori: Gazeta inFokus
16:49 | 09 January 2023
“Furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi vetëm sa do ta shtojë dhimbjen dhe vuajtjen për vendasit.” Kështu është shprehur të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ndërsa komentonte vendimin e Francës për të dorëzuar automjete të blinduara luftarake në Ukrainë, Peskov tha se nuk ka kuptim të flitet vetëm për furnizimet franceze, pasi sipas tij, Evropa kolektive, SHBA-ja dhe NATO-ja kanë pompuar dhjetëra miliarda dollarë në Ukrainë përmes furnizimit me armë.
“Dorëzimet mund t’i shtojnë dhimbje popullit ukrainas, të zgjasin vuajtjet e tij. Por nuk mund të ndryshojnë rrënjësisht asgjë në Ukrainë. Këto furnizime nuk janë në gjendje të pengojnë arritjen e qëllimeve të operacionit special ushtarak,” tha Peskov.
Kujtojmë këtu se Moska i është referuar vazhdimisht pushtimit të Ukrainës si një “operacion special ushtarak”.
Ndërkohë, Gjermania aktualisht nuk ka plane për të dorëzuar tanket Leopard 2 në Ukrainë, por po përgatitet të dërgojë deri në 40 tanke luftarake të këmbësorisë Marder.
Ushtria gjermane, Bundeswehr, është gati të fillojë trajnimin e ushtarëve ukrainas. Dhe javën e kaluar, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, pohoi se Shtetet e Bashkuara do të furnizonin Ukrainën me automjete luftarake Bradley, si pjesë e një pakete të re ndihme për sigurinë për vendin.
Paketa prej gati 3 miliardë dollarësh është ndër paketat më të mëdha të pajisjeve ushtarake të dërguara nga Pentagoni në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Ajo vjen ndërsa Ukraina përgatitet për luftime intensive në pranverë, ndërsa moti ngrohet.
Rreth 10 take në Ukrainë pritet të dërgojë edhe Britania e Madhe. /a2news/

Të tjera
-
NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv
Anëtarët e NATO-s ranë dakord të dielën për një rritje të madhe të objektivit...
-
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin pas sulmeve të ShBA-së
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë p...
-
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së...
-
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë të pabazuara – të motivuara politikisht
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, tha se koha, natyra dhe shkal...
-
Këshilltari i Khameneit: Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar
Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve të Sh...
-
Dy eprorëve të Policisë në Pejë iu caktohet masa e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar, pezullohen nga puna
Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe ...
-
Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fsha...
-
Dalin pamjet teksa B-2 po kthehen në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri
Fox News ka publikuar pamje teksa bombarduesit B-2 po ktheheshin në Bazën Ajr...
-
Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën/ Netanyahu: Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli ...
-
Ndërron jetë ish-komandanti i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së, Aziz Bardhi
Ka ndërruar jetë Aziz Bardhi, ish-komandant togu në Brigadën 114 të Zonës Ope...
-
Pilotët e B-2 kanë tualet, mikrovalë dhe një frigorifer gjatë fluturimit 37-orësh të bombardimeve në Fordow
Bombarduesit amerikanë B-2 të përdorur për të sulmuar fabrikën bërthamore të ...
-
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, ...