Lajme

Kremlini: Dërgesat e armëve në Ukrainë rrezikojnë sigurinë evropiane

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 28 April 2022

Kremlini ka paralajmëruar vendet perëndimore, duke thënë se dërgimi i armëve në Ukrainë rrezikon sigurinë europiane, sipas BBC.

Deklarata e Dmitry Peskov vjen pas fjalimit të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, e cila u kërkoi aleatëve të Kievit të dyfishojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Aleatët perëndimorë kanë thënë se mbështetja e tyre nuk do të thotë një konfrontim ushtarak midis Moskës dhe NATO-s.

-Advertisement-

“Tendenca për të dërguar armë, përfshirë armë të rënda në Ukrainë, janë veprime që kërcënojnë sigurinë e kontinentit dhe provokojnë paqëndrueshmëri,” tha Peskov./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera