Lajme

Kremlini akuzon Francën për publikimin e bisedave konfidenciale mes Putinit dhe Macronit

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 06 July 2022

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, sinjalizoi pakënaqësi në Moskë për publikimin e pamjeve që tregonin një nga bisedat mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe atij francez, Emmanuel Macron.

“Unë mendoj se etika diplomatike, natyrisht, nuk nënkupton një rrjedhje të tillë të njëanshme të të dhënave”, tha Lavrov.

Lavrov la të kuptohet gjithashtu se Rusia ka vullnet për të negociuar, duke thënë se ata do ta bënin këtë vetëm në një mënyrë të tillë që vendi “nuk do të ishte turpëruar”, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Në parim, ne po negociojmë në një mënyrë të tillë që nuk do të jemi kurrë të ofenduar. Ne gjithmonë themi atë që mendojmë dhe jemi të gatshëm të përgjigjemi për këto fjalë dhe të shpjegojmë pozicionin tonë”, tha ai në një konferencë shtypi pas bisedimeve me Ministrin Jashtëm vietnamez, Bui Thanh Son.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera