Lajme

Krekosja e Vulinit: S’na duhen rusët për t’u kthyer me forcë në Kosovë, mjaftojnë serbët e lindur atje

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 03 November 2021

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, i është përgjigjur ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, i cili tha në Klan Kosova se “presidenti serb dhe Vulin janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës”.

Duke e mohuar këtë, Vulin tha se “nëse Beogradi dëshiron të kthehet me forcë në ‘krahinë’, nuk do të ketë nevojë për rusë apo të huaj të tjerë, por vetëm për serbët e lindur atje”, shkruan Danas.

“Nëse Serbia dëshiron të kthehet me forcë në veri dhe jug të Kosovës nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur atje”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera