“Krejt dhe drejt”, rehatohet në KEK edhe një asamblist i LVV-së, ia ndalojnë komunikimin me mediat
Autori: H.Smajli
10:52 | 19 July 2023
Korporata Energjetike e Kosovës po vazhdon të jetë një “mashë” punësimi për partinë në pushtet.
Pas skandalit me konkursin gjigant të nepotizmit e bazave partiake i cili po hetohet edhe nga Prokuroria, përsëri po vazhdon punësimi i militantëve e zyrtarëve të LVV-së në këtë korporatë.
Rashit Gashi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës, në pozitën e auditorit.
Kjo pasi ai ka qenë i dyti në listën e publikuar pas intervistimit. Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar javën e kaluar vetë, Gashi i cili ka thënë se personi që ka qenë i pari në listë pasi është pranuar në punë ka refuzuar atë e që arsyeja duket të jetë se “ka një punë tjetër ku paguhet më mirë”.
E duke qenë i dyti në listë sipas Gashit është ai i cili pranohet në këtë pozitë dhe i ishin kërkuar nga KEK-u të gjitha dokumentet e nevojshme.
“Jo për momentin jam në proces, për çfarëdo që të kish më shkruaj në email. Jam kanë në intervistë dhe po e pres rezultatin. Në fakt është pranuar tjetër kush por unë jam i dyti në listë, me gjasë ai ka refuzu. Nuk e njoh kundër kandidatin më duket Breznica e ka pasë mbiemrin. Tash një ditë kish qenë në KEK dhe kish refuzu, pasi që është pranu. Kish pasë diku pagë ma të mirë a ku e di kish thanë që s’mundet me vazhdu. Tash sipas rregullores vazhdon kush është i dyti, mi kanë kërkuar të gjitha dokumentet që duhen dhe jam në pritje të përgjigjes. E kom dërguar dokumentacionin në burime njerëzorë në KEK dhe më shumë s’kam informata”, kishte deklaruar javën e kaluar Gashi.
Po ashtu ai ka konfirmuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si asamblist në komunën e Prishtinës, menjëherë pasi i janë kërkuar dokumentet pra me datën 11 korrik.
Derisa kishte shtuar se është ftuar në Korporatën Energjetike me 17 korrik. I kontaktuar sot nga Gazeta Infokus, Gashi nuk ka pranuar të tregojë më shumë detaje mirëpo e ka konfirmuar punësimin e tij duke thënë se “në pozitën të cilën jam aktualisht e kam të ndaluar prononcimin për mediat, kështu që për çdo gjë kontaktoni zyrën për informim të KEK-ut”.
Pra Korporata Energjetike e Kosovës pasi ka pranuar në punë asamblistin e Vetëvendosje i ka ndaluar atij komunikimin me mediat.
Gazeta Infokus ka dërguar pyetje edhe ne KEK në lidhje me këto deklarata por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka pranuar ndonjë përgjigje./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...






























