Rozë

Krejt çka mund t’i ndodhë Loredanës pas skandalit?

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 15 May 2019

Mediat zviceriane po shkruajnë se reperes Loredana Zefi i kanë ardhur punët ngushtë. Zyra e prokurorit në Luzern momentalisht është duke e hetuar atë, nën dyshimet se ka marrë nga një çift në Valais 700 mijë franga. Reperja mund të dënohet për veprën me pesë vite burg, e pas kësaj të deportohet për në Kosovë. Kjo pasi që reperja, nuk ka pasaportë të Zvicrës. Asaj mund t’i ndonjë njëjtë sikur vëllait të saj, Fatonit, që ishte deportuar në vitin 2016-të, raporton Gazeta Express.

Bjondina, ashtu siç ka raportuar Blick kur ka shkruar për Loredanën, ka vetëm nënshtetësi kosovare. Loredana është në shok, vazhdohet tutje, ajo i ka mohuar të gjitha akuzat, duke u paraqitur para mediave ksoovare për të thënë se është e pafajshme.

Reperja në konferencën për media që e pati në Prishtinë tha se paratë i janë dhuruar vullnetarisht në vitin 2016-të.

-Advertisement-

Loredana Zefi është aktualisht emri më i suksesshëm në biznesin gjerman të repit.

Ndërkohë, ajo tashmë është kthyer në Zvicër dhe po tallet me gruan që dyshohet se është viktima.

Në Instagram, ajo kohët e fundit ka postuar një foto të një xhakete nga Louis-Vuitton – që kushton 4400 franga. Komentuesit janë habitur, dikush edhe e ka pyetur : A e ka blerë Petra xhaketën?

Petra është emri që dyshohet se e ka mashtruar Loredana. Sic kanë raportuar mediat zvicerane, ajo edhe e gjithë familja e saj, duke përfshirë vëllezërit, nënën dhe bashkëshortin kanë marrë shumë para borxh. Kjo u vërtetua nga disa dokumente që dëshmojnë transaksionet e bankave.

Reperja 24-vjece po hetohet nga Prokuroria e Luzernit në marrjen e 700 mijë frangave nga një cift. Ajo mund të dënohet me pesë vite burg, e pas kësaj të deportohet për në Kosovë, pasi që nuk ka pasaportë të Zvicrës. Atë mund ta përcjellë fati i njejtë si vëllanë e saj, Fatonin që u deportua në vitin 2016-të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera