Lajme

Krejt çka dihet për sulmin në Danimarkë sipas gazetës Jyllands Posten

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 04 July 2022

22 vjeçari që kreu sulm në Danimarkë nuk kishte për qellim të vriste ndonjë kategori shoqërore, ka thënë policia daneze, hënën..

Sipas raporton Gazeta Jyllands Posten, personi në fjalë ka qenë i njohur për psikiatrinë, duke aluduar se ai kreu sulmin si pasojë e problemeve mendore.

Kështu, sulmi nuk është cilësuar si terrorist nga organet e rendit.

-Advertisement-

Tre persona u vranë dhe katër u plagosën rëndë kur sulmuesi hapi zjarr ndaj njerëzve të rastësishëm në qendrën e madhe tregtare Field’s në Amager të dielën pasdite.

Viktimat janë një djalë dhe një vajzë daneze, të dy 17 vjeç dhe një 47-vjeçar me nënshtetësi ruse që jetonte në Danimarkë.

Gjithashtu, katër persona janë plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri.

Bëhet fjalë për dy femra daneze të moshës 40 dhe 19 dhe dy suedeze, një burrë 50-vjeçar dhe një vajzë 16-vjeçare.

Tre nga të plagosurit u dërguan në Rigshospitalet, ku po vazhdojnë të mjekohen.

Dy janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut të menjëhershëm për vdekje, ndërsa i treti është ende në gjendje kritike, njoftuan shërbimet e urgjencës shëndetësore në një konferencë për media të hënën në mëngjes, transmeton Express.

Personi i katërt me armë zjarri u dërgua në spitalin Herlev dhe gjithashtu është ende nën trajtim, por jo në gjendje kritike.

Përveç kësaj, një numër i personave u plagosën lehtë kur u larguan nga të shtënat, por ata nuk u goditën nga të shtënat.

Detaje rreth autorit të sulmit.

I arrestuari është një 22-vjeçar danez, i cili do të merret në pyetje më vonë të hënën. Ai  do të akuzohet për vrasje.

Në momentin e arrestimit ai posedonte një pushkë, municion dhe një thikë. Ai gjithashtu kishte akses në një pistoletë, por është e paqartë nëse ai e përdori pistoletën gjatë të shtënave.

Vetë armët janë të ligjshme, por 22-vjeçari nuk ka pasur leje personale për to.

Gjatë marrjes në pyetje, 22 vjeçari e  ka pranuar se “ishte ai që ka qenë në vendin e sulmit.

S’ka terrorizëm

Nuk dihen motivet e krimit, por asgjë nga hetimet nuk tregon për motiv terrorist, racist apo me motiv gjinor, thotë policia.

Terrorizmi më së shpeshti përcaktohet nga fakti se sulmi synon të promovojë një qëllim të caktuar politik ose fetar. Kështu që nuk duket se është rasti këtu, ka raportuar gazeta.

Policia beson se autori ka vepruar i vetëm dhe pa ndihmën e personave të tjerë.

Besohet se viktimat janë të rastësishme. Ajo që në gjuhën policore quhet vrasje në distancë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera