Lajme

Krejt çka dihet deri tani nga tragjedia në Bullgari

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 23 November 2021

45 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut, kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë dërguar për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë.

Në autobus besohet se kanë qenë 52 persona ndërsa shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar. Nga hetimi sipërfaqësor mësohet se autobusi mund të ketë goditur një parmak, por edhe një defekt me sistemin e ngrohjes pas çka autobusi ka marrë flakë.

-Advertisement-

”Me gjasë ka pasur ndonjë problem teknik apo ndonjë gomë ka shpërthyer”, tha Nikolai Nikolov për BTV.

Ai po ashtu tha se ka gjasa që zjarri ka shpërthyer para se të autobusi të rrokullisej.

Bullgaria është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse në vjetët e fundit.

Aksidenti i fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kanë vdekur pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë. Aksidentet zakonisht janë shkaktuar për shkak të kushteve në rrugë, makinave të vjetra dhe shpejtësisë. Sipas të dhënave zyrtare, 628 persona kanë vdekur në aksidente rrugore më 2019 dhe 463 vitin e kaluar, në shtetin me 6.9 milionë banorë./Alsat.mk

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera