Krejt çka dihet deri më tani për vrḁsjen e dyfishtë në Stanoc

Autori: Gazeta inFokus
20:38 | 24 March 2025
Nexhmie Haradini mbeti e vrarë sot në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58 vjeçar, i cili më pas bëri vetëvrasje.
Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Siç njoftoi Policia e Kosovës, nga hetimet fillestare, dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe vetën.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Mitrovicës bëri ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë
Lidhur me vdekjen e Haradinit reaguan edhe të afërmit e saj. Fillimisht deklaratë për media dha familjari, Rrahim Ajeti.
Ai bëri të ditur se viktima dhe burri i saj kishin punuar më herët me të dyshuarin për vrasje, dhe se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie të ndërrimit të vendit të punës.
Ndërsa theksoi se e ndjera kishte qenë një grua shembullore.
“Jam familjar i të ndjerës, dua të ju njoftoj se siç po qarkullojnë informatat nuk janë burrë e grua, para një kohe ka qenë punëtore e tyre me gjithë bashkëshortin, por rrethanat se si ka ardhë deri te vrasja nuk i dimë as ne si familje. Ka qenë një grua shembullore. Xhelozia se pse ke shkuar te një tjetër vend me punu e ke lanë të unë.”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
E përmes një postimi në rrjetin social, Facebook reagoi edhe i biri i të ndjerës.
Haradini publikoi një fotografi me nënën ku shkroi: “Inshallah në xhehnet, nana jem”, shkroi ai.

Të tjera
-
Avokati i njërit nga të dyshuarit për vras* jen e rreshterit Lika: Klienti im ka alibi, thotë se ka qenë me të fejuarën
Avokati i Rilind Muratit, Musa Kongjeli, pas seancës në Gjykatën Themelore në...
-
Kolonel Bekim Zejnullahu akreditohet atashe i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani
Kolonel Bekim Zejnullahu është akredituar atashe i mbrojtjes në Ambasadën e R...
-
Për tre vjet qeveria “Kurti” shpenzoi rreth 30 milionë euro për udhëtime jashtë vendit
Institucionet në vend kanë shpenzuar 29 milionë e 230 mijë euro gjatë tre vje...
-
Si të dilet nga ngërçi në Kuvend?
Në rast se partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje apo kompromis për vot...
-
Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, ngacmoi sek* sualisht të miturën në një shkollë të mesme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër nj...
-
OKB parlajmëron për mashtrime kibernetike në gjithë botën
Rrjete të gjëra kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit n...
-
Vinçi rrëzohet në “Rrugën A” në Prishtinë
Një incident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në kryeqytet, ku një vinç është r...
-
Kërkohet paraburgim ndaj tre të arrestuarve për kr*me të l*ftës në Kosovë
Të hënën tre persona u arrestuan për krime të luftës në Kosovë. Derisa sot...
-
Vetura përplas këmbësorin në Fushë Kosovë, gjendja e tij e rëndë
Një këmbësor është goditur nga një veturë sot në Fushë Kosovë. Aksidenti ka ...
-
Kroacia të shtunën mban ditë zie për vdekjen e Papa Françeskut
Ditë zie do të shpallet në Kroaci të shtunën për shkak të vdekjes së Papa Fra...
-
Ari thyen rekord historik
Ari ka mbërritur vlera rekorde duke tejkaluar 3500 dollarëshin për ons (28 gr...
-
Prokuroria kërkon paraburgim për tre të arrestuarit për kri* me lu* fte
Tre persona janë arrestuar dje për krime lufte kundër popullatës civile. P...