Lajme

Krasniqit nuk i bënë përshtypje “aktakuza” nga Specialja, flet për librat e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 22 September 2020

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi,  është një nga akuzuarit potencial, nga Gjykata Speciale.

Kështu është bërë e ditur nga nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj,  shkruan Gazeta Infokus.

Emri i Krasniqit ëshë permendur, në dosjet të cilat kanë ardhur në OVL-UCK-së.

-Advertisement-

E Krasniqi si duket nuk i ka bërë shumë përshtypje një gjë e tillë.

Në reagimin e tij ai ka folur për Librin të cilin është duke përgatitur për Gjykatën Speicale.

“Unë përpos që jam intervistuar nga Dhomat e Specializuar dhe jam mbrojtur në heshtje, asgjë zyrtare nuk kam pranuar. Tani jam duke e shkruar një libër për Specialen ku do të bëj të ditur aty se çka po ndodhë në lidhje me publikimin e aktakuzave”., ka thënë Krasniq.

Përveç Krasnqit, emrat të cilët përmenden në dosjet e dorëzuar OVL e UCK-së janë edhe Rexhep Selimi,  Kadri Veselit, e Hashim Thaçi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera