Lajme

Krasniqi: VV-ja sulmon bizneset e mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 17 January 2025

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një përmbledhje se çfarë ka treguar Lëvizja Vetëvendosje që nga nisja e fushatës e deri më sot.

Sipas tij, VV gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore ka treguar:

-Shpërndarje të shtesave financiare prej 70 milionë euro, si përpjekje për blerje votash;

-Advertisement-

-Thirrje për dhunë dhe përdorim të gjuhës fyese ndaj opozitës;

-Keqpërdorim i pozitës në KQZ për përfitime politike;

-Bojkot i mediave dhe ikje nga debatet publik;

-Përdorim i policisë për qëllime politike pa respektuar rregullat ligjore;

-Kapje të institucionit të pavarur siç është Komisioni i Pavarur për Media;

-Nënshkrimi i kontratave të punës në KEK shoqërohet me marrjen e kartelës së anëtarësimit në parti;

-Sulme ndaj bizneseve të mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla.

“Pushteti i përqendruar në duart e një partie të vetme politike u jep aq shumë vetëbesim, saqë fillojnë të mendojnë se dinë edhe të këndojnë!”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera