Krasniqi viziton dy familje në Kamenicë djemtë e të cilave kanë emigruar

Autori: Gazeta inFokus
20:22 | 01 March 2023
Kosova po zbrazet e Qeveria po heshtë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot dy familje në Kamenicë, familjarët e të cilëve kanë emigruar për shkak të kushteve ekonomike.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka treguar për bisedat që ka pasur me ta lidhur me arsyet e largimit.
“Sot, vizitova familjen e Hajrullah Dërmakut në Shipashnicë të Epërme të Kamenicës, djali i të cilit, Jetoni, ish ushtar i UÇK-së e më vonë edhe pjesëtar i FSK-së, për të shkolluar dhe mbajtur familjen e tij, në vitin 2021, është detyruar të emigrojë në ShBA. Së bashku me bacën Hajrullah, përmes telefonit, biseduam edhe me Jetonin, i cili më shprehu zhgënjimin e madh për faktin se është detyruar ta lë punën dhe Kosovën”, ka shkruar Krasniqi.
“Ndërkaq, në Hodonoc vizitova famljen e Naim Bashës, të cilit, pas emigrimit të njërit djalë, edhe tjetri është në procedurë të pajisjes me vizë për t’u larguar nga Kosova. I shqetësuar me këtë ikje masive, Naimi më tregoi se familjeve të lagjes së tij, nuk u ka mbetur asnjë i ri në shtëpi”, ka vazhduar ai. Krasniqi ka thënë se përjetime të tilla, të ngjashme e shumë të dhembshme, kanë përjetuar edhe dhjetëra mijëra familje tjera të Kosovës në dy vitet e fundit – familjarët e të cilëve kanë emigruar.
“Kosova po zbrazet, ndërsa Qeveria po heshtë! Fatkeqësisht, gjatë këtyre dy viteve, nuk kemi parë asnjë plan konkret të Qeverisë për përmirësimin e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë, si tre faktorë kryesorë për largimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Kryetari i PDK-së.
Krasniqi ka thënë se vetëm një gjë ka qenë konsistente gjatë kësaj qeverisjeje: Çmimet kanë shkuar duke u rritur e cilësia e jetesës së qytetarëve dhe shpresa e tyre, duke u zvogëluar.
“Prandaj, sot, nuk është koha më për fjalime të mira, por, për punë të mira e konkrete në rikthimin e besimit tek të rinjtë dhe qytetarët në shtetin tonë. Kosova duhet dhe mund të jetë një vend ku rinia ka mundësi të përmbushë potencialin e saj dhe të krijojë një të ardhme prosperuese”, ka përfunduar ai.

Të tjera
-
27 zyrtarë ende s’e kanë deklaruar pasurinë, Agjencia paralajmëron kallëzime penale
Nga 141 zyrtarë publikë që nuk e kishin deklaruar pasurinë, tashmë vetëm 27 p...
-
IKD: Nëse Kuvendi s’konstituohet as dy-tre muajt e ardhshëm, pasojat edhe më të rënda për Kosovën
Mosfunksionalizimi i Kuvendit të Kosovës ndonëse po bëhen gati katër muaj që ...
-
Bizneset e mëdha kalojnë në treg të hapur të energjisë, AKB kërkon pezullim të vendimit ose përshkallëzim të protestave
Nga sot, rreth 1300 biznese të mëdha në Kosovë janë detyruar të kalojnë në tr...
-
AUV para festës së Bajramit: Therja e kurbanit vetëm në thertore të licencuara, në të kundërtën masa ligjore
Me afrimin e festës së Kurban Bajramit, Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinaris...
-
Dyfishim i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump
Komisioni Evropian shprehu keqardhje të thellë për vendimin e presidentit ame...
-
ZRRE: Nga sot bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Zyra e Rregullatorit për Energji bëri të ditur se më 1 qershor bizneset e mëd...
-
Kanosi një grua, një person në Zveçan përfundon në mbajtje
Një person është arrestuar të shtunën në mbrëmje në komunën e Zveçanit, pasi ...
-
Përleshje me sëpatë për çështje prone në Mitrovicë, arrestohen katër persona
Një mosmarrëveshje për një pronë ka eskaluar në përleshje fizike mes pesë per...
-
Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Besim Shala-...
-
Presidentja Osmani pret sot krerë shtetesh nga Antigua dhe Barbuda si dhe Tanzania
Presidenca ka bërë të ditur se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osm...
-
Punëtorët e “Pastrimit” e kaluan edhe një natë para Komunës- Vazhdon dita e 11-të e grevës
Prej njëmbëdhjetë ditësh, punëtorët e kompanisë rajonale “Pastrimi” po qëndro...
-
Aksion i policisë: Arrestohen pesë persona në Rogovë të Gjakovës, konfiskohen disa armë
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona dhe ka sekuestruar disa armë, pas...